ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Heartleaf Fit  është një nga maskat "sheet mask" ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut!  Kjo maskë dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje falë përmbajtjes me 89% ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata). Përbërës i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke shëruar edhe lëkurën më sensitive! Pëlhura e kësaj maske është e përbërë me mikrofibra për të qëndruar sa më mirë mbi fytyrë, e kështu mundëson shpërndarjen e esencës në mënyrë sa më efikase! Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme, me tendencë akneike, ekzemë, skuqje dhe hipersensitivitet.  Secila prej përbërjeve të maskave ABIB, përmban një shishe të plotë të një ampule, duke vepruar fuqishëm dhe më shpejt në lëkurë! Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*27ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Houttuynia Cordata (gjetheve në formë zemre), 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Arginine, Carbomer, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Squalane, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Disodium EDTA, Limonene

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Heartleaf Fit

180 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI