
JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum
JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum
JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum është versioni i ri dhe i përmirësuar i serumit JUMISO Drop The Vita C Serum. I formuluar me të gjithë llojet e antioksidantëve, ky serum do të ushqejë dhe hidratojë thellësisht lëkurën tuaj. Përmban një kompleks vitaminash, si: A, B, D, E, K si dhe vitaminë C, për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me 86.14% ekstrakt Vitamin Tree një përbërës anti-inflamator dhe antioksidues së bashku me 20.000 ppm Niacinamide do t'ju ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Lëkurën do e ndjeni gjithmonë të hidratuar falë përmbajtjes me acid hialuronik. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica dhe ekstrakti i lules së kamomilit (Matricaria), do t'ju ndihmojë në trajtimin dhe kurimin e akneve për të pasur një lëkurë më të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Një mrekulli brenda një shisheje!
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt të bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit (Matricaria), ekstrakt Vitamin Tree.
Lista e plotë e përbërësve
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.


NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream
NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream
Me shumë mundësi BESTSELLER i radhës i markës NEOGEN është pikërisht kremi: NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream. Formula e tij speciale përmban 3 përbërës kryesor: CICA (ekstrakt nga bima centella asiatica), sekrecion i filtruar kërmilli dhe niacinamide. Këta përbërës bashkëveprojnë sëbashku për ta mbajtur lëkurën të mbrojtur, të hidratuar dhe me një ton të njëtrajtshëm pavarësisht motit apo stinës. Përmban 88% koncrentrat sekrecioni kërmilli për t'ia shtuar hidratimin intensiv, veti shëruese dhe qetësuese për një lëkurë të dëmtuar. Ndërsa përmbajtja me AC-Cica Pure Complex, që përmban ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside të cilët qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën me tendence akneike. Nga ana tjetër boronica e kuqe, 10 lloje të ndryshme frutash pylli, shega dhe acidi hialuronik ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së lodhur duke nxitur elasticitetin e saj. E së fundmi, formulimi me 2% niacinamide ndihmon për të rregulluar prodhimin e melaninës dhe zbardhjes së hiperpigmentimit në lëkurë. Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: NEOGEN Dermalogy Cica Repair Snail Essence. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë sensitive.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
88% sekrecion të filtruar kërmilli, AC-Cica Pure Complex (ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside), acid hialuronik, boronicë e kuqe
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate(88%), Dimethicone, Niacinamide, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol,Stearyl Alcohol, Artemisia Capillaris Extract, Glyceryl Stearate, Carbomer, Tromethamine, Polyacrylate-13, Palmitic Acid, Stearic Acid, Ethylhexylglycerin,Sodium Hyaluronate, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Hedera Helix (Ivy) Leaf/StemExtract, Adenosine, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Polysorbate 20,Sorbitan Isostearate, Water, Butyl Avocadate, Centella Asiatica Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Glycerin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid,1,2-Hexanediol, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract,Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Epilobium Fleischeri Extract, Citric Acid, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract,Propyl Gallate, Madecassoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit që të mos e yndyrosë lëkurën, dhe në fund të ketë efekt hidratues atëherë BENTON Air Fit UV defense Sun Cream SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica, panthenol, dhe dipotassium glycyrrhizate, ushqen thellësisht lëkurën, duke forcuar barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Nga ana tjetër niacinamidet dhe tochopheroli ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihuar në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjat e moshës dhe kujdesin ndaj poreve, duke mos i bllokuar aspak këto të fundit. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Kremi mbrojtës ndaj diellit është certifikuar nga një organizatë europiane e njohur për testimet klinike. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet! Përmban teknologji të ajrimit, duke mos krijuar aspak ndjesi ngjitjeje dhe rëndese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakt të bimës centella asiatica, panthenol, tochopherol, niacinamide, dipotassium glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Tromethamine, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Xanthan Gum, Butyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

MIZON Snail Miniature Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Snail Miniature Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perSet MIZON Snail Miniature Set, përmban produktet më të shiturit nga linja më e famshme me sekrecion kërmilli nga marka MIZON. Ky set është një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar fuqinë e sekrecion të filtuar nga kërmilli. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.
Seti është i përbërë nga këto produkte:
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
I formuluar me ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ky larës ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër dhe largimin e butë të papastërtive në një shkumë të pasur luksoze. Gjithashtu, nëse keni lëkurë me tendencë akneike, ekstrati i gjetheve të pemës së çajit, do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme.
MIZON Snail Repairing Intensive Toner
Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj! I formuluar me 30% sekrecion të filtuar nga kërmilli, nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban ekstrate të bimës centel asiatica e cila do ndihmojë në qetësimin e lëkurës.
MIZON Snail Repairing Intensive Esence
Mizon Snail Repair Intensive Essence, përmban 88% sekrecion të filtuar nga kërmilli me një veti të fuqishme: hidratuese, riparuese dhe ndriçuese. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.
MIZON All In One Snail Repair Cream
Formulimi i tij me 92% të sekrecionit i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
Përdorimi
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
MIZON Snail Repair Intensive Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
MIZON Snail Repair Intensive Essence
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe të keni vendosur toner aplikojeni në fytyrë. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret dhe në vend të serumit.
MIZON All In One Snail Repair Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ekstrat i gjetheve të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Stearic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Sodium Polyacrylate, Myristic Acid, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Propylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, PEG-14M, Snail Secretion Filtrate, Polysorbate 20, Polyquaternium-7, Hydroxypropyl Methylcellulose, Gypsophila Paniculata Root Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Alcohol, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Disodium EDTA, Fragrance
MIZON Snail Repair Intensive Toner
Përbërësit “magjik”
30% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, propanediol, methyl gluceth-20, glycerin, 1,2-hexanediol, glycereth-26, snail secretion filtrate (15,000ppm), butylene glycol, c12-14 pareth-12, trehalose, carbomer, tromethamine, panthenol, ethylhexylglycerin, adenosine, polyquaternium-51, cellulose gum, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, salix alba (willow) bark extract, scutellaria baicalensis root extract, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, lactobacillus/soybean ferment extract, salvia hispanica seed extract, centella asiatica extract, houttuynia cordata extract, tocopherol.
MIZON Snail Repair Intensive Essence
Përbërësit "magjik"
88% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Butylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Trehalose, Propanediol, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Pentylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate
MIZON All In One Snail Repair Cream
Përbërësit "magjik"
92% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Hydrogenated Vegetable Oil, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Polyacrylate-13, Carbomer, Triethanolamine, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, PEG/PPg-17/6 Copolymer, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Water, Adenosine, Tropolone, Polysorbate 20, Disodium EDTA, Betula Platyphylia Japonica Juice, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Propylene Glycol, Alcohol, Glycerin, I, 2-Hexanediol, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Potassium Sorbate, Copper Tripeptide-I, Palmitoyl Pentapeptide-4, Rh-Oligopeptide-I
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream
NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream
NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream, është një krem hidratues qetësues, që përmban 75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) nga marka më pëlqyer NEOGEN DERMALOGY. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia e hidratojnë thellësisht lëkurën dhe japin kontributin e tyre në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*80gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf, Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia
Lista e plotë e përbërësve
Herbal wheat water (75%), glycerin, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexane diol, niacinamide, methyltrimethicone, cetylhexanoate, olive oil, panthenol, alginine, cetearyl olivate, acrylate/C10-30 alkylacrylate, cecoalkoethylcerolimer, cetylcerol,Yate, hydrated hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, hyaluronic acid, sodium hyaluronate chromimer, hydrated sodium hyaluronate, potassium hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.