MISSHA Time Revolution Best Seller Special Set 4pcs

12,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

MISSHA Time Revolution Best Seller Special Set është seti Best Seller i markës MISSHA ndërkombëtarisht! Këto 2 produkte veçmas janë bërë tashmë edhe të preferuara nga komuniteti KORAL SECRETS! Ekskluzivisht ky set i shtohet koleksionit dhe i adresohet shenjave të moshës falë formulimit të veçantë dhe efikas që ka sidomos për lëkurat mature. 

MISSHA Time Revolution The First Treatment Essence RX

Kjo esencë është e njohur për efektin dhe benefitet e shumta që i jep lëkurës, si: qetësim, hidratim, njëtrajtësim të tonit dhe zbehjes së hiperpigmentimit, tërheqës, përmirësimit të dukjes së rrudhave, dhe riparimit të lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veti të kësaj esence, vijnë falë përmbajtjes me: 95% ekstrakt fermenti të enzimës CICA (centella asiatica), e krijuar nga teknologjia e patentuar e vetë markës Pro Ferment α™️ technology. Kjo përbërje mundëson hidratimin e dyfishtë, krahasuar me variantin e vjetër. Nga ana tjetër, përmbajtja me niacinamide, një komponent i vitaminës B3, përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke njëtrajtësuar tonin dhe teksturën e saj. Ndërsa formulimi me Peral dhe ekstrakt orizi mundëson butësisht heqjen qelizave të vdekura, duke zbehur hiperpigmentimin.

MISSHA Time Revolution Night Repair PROBIO Ampoule

Një ampulë ose serum i fuqishëm i rutinës së mbrëmjes, i formuluar me 10 lloje të ndryshme probiotikësh që luajnë funksione të ndryshme. Ata ndërveprojnë sëbashku për mirëqenien e plotë të lëkurës. Ky serum është versioni i përmirësuar i ampulës Borabit Ampoule i MISSHA-s, një nga produktet më të shitura të kësaj marke. Ky eliksir i bukurisë dhe rinisë, falë formulimit me mbi 50% ferment nga bifida lysate (ferment nga majaja), pakëson shenjat e moshës dhe përmirëson elasticitetin duke parandaluar shfaqjen e rrudhave te reja, zbeh hiperpigmentimin, hidraton dhe i jep gjallëri lëkurës suaj. Ndërsa përbërja e patentuar Pro ferment α™, kombinon procesin e fermentimit të dyfishtë në të ftohtë dhe në të nxehtë me metodën ekskluzive të përthitjes së produktit në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Duke e përdorur rregullisht këtë produkt do të arrini të gëzoni efektet e tij maksimale. Serumi krahasohet me atë të Estée Lauder Advanced Night Repair, prej përbërësve të tij, por është më pak i kushtueshëm.

Seti përmban:
*1 serum në sasi 50ml
*1 serum në sasi 10ml
*1 esencë në sasi 150ml
*1 esencë në sasi 30ml

Shpërndani