NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum është i formuluar me një kokteil vitaminash, që do t'ju dhurojë një pamje më rinore në lëkurë. Përmban 5% V-Biome Liposome™ (përbërës i patentuar nga NEOGEN) i cili ka veti të fuqishme antioksiduese kundër plakjes së lëkurës dhe mbi 10% vitamina të ndryshme për të siguruar elasticitet dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Një nga përbërësit e tjerë kryesor që ky serum përmban është acidi ferulik i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët janë shkaku kryesor i plakjes së lëkurës. Ndërsa vitamina C falë vetive të saj antioksiduese që ka, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit. Bashkëpunimi i acidit ferulik me vitaminën C nxit aftësinë natyrale të lëkurës për t'u rigjeneruar, dhe vetë-shëruar. Nga ana tjetër përmbajtja me 5% niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës, dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar këto të fundit. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Ky serum përmban Sweetone, një përbërës ky i cili qetëson lëkurën e irrituar trajtuar eritemën duke e bërë lëkurën të njëtrajtshme. Lëkura juaj do të jetë plot e shëndetshme, dhe do të ndiheni sikur keni marrë një trajtim specifik. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V-Biome Liposome™, acidi ferulik, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Tocopheryl Acetate, Caprylic/Capric Triglyceride, MalvaSylvestris (Mallow) Flower Extract, Cetearyl Olivate, Glycereth-26, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Arginine, Ethylhexylglycerin, Betaine,Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Anthemis Nobilis Flower Oil, Adenosine, Carbomer, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Disodium EDTA, LactococcusFerment Lysate, Ascorbic Acid, Ferulic Acid, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Collagen Extract, Xanthan Gum, Maltodextrin, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Tranexamic Acid, Squalane, Butylene Glycol, Lepidium Meyenii Root Extract, Caprylyl Glycol, Saccharide Hydrolysate, Cyanocobalamin,Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lactobacillus Ferment Lysate, Sodium Ascorbyl Phosphate,Polyglyceryl-10 Diisostearate, Glucose, Sodium Hyaluronate, Pyridoxine HCl, Hydroxydecyl Ubiquinone, Chondrus Crispus Extract, Menadione, Resveratrol,Vitis Vinifera (Grape) Juice Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Silica, Malpighia Emarginata (Acerola) Fruit Extract, Citrus Unshiu Peel Extract,Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, CitrusAurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium AcetylatedHyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Dextrin, Calcium Carbonate,Hydroxypropyl Methylcellulose
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
BENTON Fermentation Essence
BENTON Fermentation Essence
BENTON Fermentation Essence është krijuar posaçërisht per t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës. Kjo esencë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTON. Formula e saj është shumë e përqëndruar dhe e mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme për lëkurën. Përmban përbërës të fermentuar, si: ferment i filtruar nga galactomyces (maja) dhe ferment nga bifida lisat, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Gjithashtu keramidet dhe acidi hialuronik, ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës për ta mbajtur atë gjithmonë të hidratuar dhe plot gjallëri. Versioni i riformuluar nuk përmban: fragrancë dhe ngjyrues artiftical, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Niveli i pH është 6.5-8.5.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
filtrati i fermentuar i galactomyces, hialuronat natriumi, ceramide, lisati i fermentuar bifida
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract Usnea Barbata (Lichen) Extract, Adenosine, Arginine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 20, Lecithin
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
Epo, nuk kishte si të mungonte në koleksionin “Koral Secrets” serumi i mrekullueshëm me vitaminë C nga marka ANUA. ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum, është i formuluar me 56% ekstrakt të frutit tangerine (një agrum aziatik) dhe 20% vitaminë C të pastër për të trajtuar njollat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C është e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke nxitur njëkohësisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imta. Në kombinim me vitaminën E dhe acidin ferulik, formulimi i këtij serumi krijon një shtresë të fuqishme mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Ndërkohë, përbërësit si Alfa-Bisabolol dhe Adenosine ndihmojnë në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe elastike. Serumi është i pasuruar gjithashtu me kapsula Vita-Barrier, të cilat përmbajnë Panthenol, Glutathione dhe Bisabolol, për të ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
56% ekstrakt të frutit tangerine, 20% vitaminë C, vitaminë E, acid ferulik, Alfa-Bisabolol, Vita-Barrier, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (560, 000 ppm), Ascorbic Acid (200, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cyclohasiloxane, Sodium Hydroxide, 12-14 Alketh-12, Alpha-Bisabolol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Water, Polyacrylate Crosspolymer-6, Dimethicon/Vinyldimethicon Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glycerin, Glutathione, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Adenosine, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Tocopherol, Ferulic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, n-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sorbitol, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Sucrose Stearate, Glyceryl Stearates, Beta-Carotene, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Niacinamide, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Thioctic Acid, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Pyridoxine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Folic Acid, Biotin, Ceramide NP, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Riboflavin, Linoleic Acid, Hesperidin, Ergothioneine, Limonene, Linalool, Citral
Marka
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum

