TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum është "bestselleri" më i kërkuar nga linja DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Line e markës TORRIDEN, që tani më në fund vjen tek ju. Ky serum i lehtë por i fuqishëm, i mbushur me kompleksin unik 5D të acidit hialuronik, përthithet shpejt për të hidratuar menjëherë lëkurën. Përbërësit shtesë si panthenoli, allantoini dhe madecassoside qetësojnë në mënyrë efektive lëkurën, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e rigjeneruar. Formuluar me pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ky serum depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse dhe mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ekstrakti i malakitit, i cili i jep serumit një ngjyrë natyrale blu pastel, ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Ky serum është një domosdoshmëri për ata që kërkojnë një kujdes të përparuar dhe efektiv për lëkurën, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme hidratimi dhe qetësimi çdo ditë. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

kompleks 5-D, ekstrakt malakit, panthenol, allantoinë, madecassoside 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (500ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Allantoin, Trehalose, Betaine, Propanediol, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NP, Beta-Glucan, Malachite Extract, Cholesterol, Pentylene Glycol Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract

 

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum

1,500 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI