SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Power Boosting Cream In Serum
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Power Boosting Cream In Serum
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Power Boosting Cream In Serum është një produkt 2 në 1, që kombinon serum dhe krem në një formulë të vetme, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, hidratimin dhe pamjen e vijave të imta, duke i dhënë lëkurës një efekt më të plotë, më të lëmuar dhe më të freskët. Formula e tij bashkon një shtresë serumi intensiv me kolagjen dhe aminoacide, së bashku me një shtresë kremi ushqyes, duke ofruar kujdes të thellë për lëkurën me humbje elasticiteti dhe dehidratim. Ky produkt përmban kolagjen me molekulë të ulët (ultra low molecular collagen), një formë kolagjeni me madhësi shumë të vogël molekulare që ndihmon në përthithje më të mirë dhe përmirësim gradual të pamjes së lëkurës me kalimin e kohës. Formula pasurohet gjithashtu me Volufiline™, një përbërës i njohur për efektin forcues dhe mbushës, që ndihmon lëkurën të duket më e plotë dhe më elastike. Nga ana tjetër, Niacinamide (Vitamina B3) dhe Adenozina në formulim ndihmojnë në përmirësimin e tonit dhe teksturës së lëkurës, duke reduktuar pamjen e lodhur dhe vijat e imta, ndërsa kombinimi i disa formave të acidit hialuronik dhe kolagjenit siguron hidratim intensiv dhe ruajtje të lagështisë gjatë gjithë ditës. Tekstura e tij është e pasur, por njëkohësisht e lehtë dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat e thata, normale, të dehidratuara, si dhe për ata që kërkojnë përmirësim të elasticitetit të lëkurës.
*30ml
Përdorimi
Aplikohet në lëkurë të pastër, pas pastrimit dhe tonikut, duke marrë një sasi të vogël dhe duke e shpërndarë në fytyrë me lëvizje të buta deri në përthithje të plotë. Mund të përdoret si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje; në mëngjes shërben si hidratues para kremit me mbrojtje nga dielli, ndërsa në mbrëmje përdoret si hapi i fundit. Për lëkurat më të thata, mund të aplikohet në një shtresë pak më të bollshme si trajtim intensiv hidratues.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Kolagjen, Volufiline™, Niacinamide, Adenozinë, Acid Hialuronik, Aminoacide, Elastin i Hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract, Glycerin, Propanediol, Hydrogenated Polyisobutene, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Dicaprylyl Carbonate, Niacinamide, Butylene Glycol, Trilaureth-4 Phosphate, Water, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Acetate, Cellulose, Glycine, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Serine, Glutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Aspartic Acid, Leucine, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Tocopherol, Chondrus Crispus Extract, Histidine, Cysteine, Methionine, Hydrolyzed Elastin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Atelocollagen, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate.
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
KSECRET Seoul 1988 Glow Serum: Niacinamide 15%+Yuja
KSECRET Seoul 1988 Glow Serum: Niacinamide 15%+Yuja
KSECRET KSECRET Seoul 1988 Glow Serum : Niacinamide 15% + Yuja është një serum multifunksional i formuluar për të trajtuar hiperpigmentimin, njollat post-akne, poret e zgjeruara dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës. Formula e tij është e bazuar në 15% Niacinamide, një përbërës aktiv kyç në skincare që ndihmon në rregullimin e sebumit, minimizimin vizual të poreve, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbehjen graduale të njollave pigmentare dhe post-akne. Ekstrakti Yuja (ose yuzu), një frut hibrid midis mandarinës dhe limonit, i cili është mjaft i njohur për vetitë e tij kundër plakjes së lëkurës dhe hiperpigmentimin. Ky frut është i pasur me antioksidantë të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke reduktuar kështu shfaqjen e vijave apo rrudhave. Formula përforcohet gjithashtu me Glutathione, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ, Panthenol dhe Allantoin, të cilët qetësojnë lëkurën dhe forcojnë barrierën mbrojtëse, si dhe Sodium Hyaluronate, i cili siguron hidratim të thellë dhe ruajtje të elasticitetit të lëkurës. Me përdorim të rregullt, serumi ndihmon në reduktimin e njollave dhe arritjen e një pamjeje me shkëlqim natyral. Është ideal për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me njolla, por gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë sensitive që kërkon shkëlqim dhe trajtim të butë njëkohësisht.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% Niacinamide, Ekstrakt Yuja, Glutathione, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Pentylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Squalane, Panthenol, Hydrogenated Polydecene, Carbomer, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ethylhexylglycerin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Gellan Gum, Agar, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Citrus Junos Fruit Oil, Glutathione, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxydecyl Ubiquinone, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Tranexamic Acid, Xanthan Gum, Tocopherol, Sodium Ascorbyl Phosphate
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Blue Serum
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Blue Serum
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Blue Serum është një serum intensiv dhe i lehtë, i krijuar për të ofruar një kombinim të fuqishëm mes hidratimit të thellë dhe qetësimit të menjëhershëm për çdo lloj lëkure, veçanërisht për atë të ndjeshme, të thatë ose të irrituar. Formula e tij bazohet në një përqendrim të lartë prej 39% ujë Centella Asiatica nga Madagaskari, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimeve, uljen e inflamacionit dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Serumi është i pasur me pesë forma të acidit hialuronik me molekula të madhësive të ndryshme, të cilat depërtojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të siguruar hidratim të plotë dhe afatgjatë, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar dhe elastike. Ceramide NP në formë nano vepron për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të saj dhe reduktimin e njollave të errëta. Nga ana tjetër, adenosina ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rikthimin e elasticitetit. Formula është gjithashtu e pasuruar me ekstrakte bimore si Hedera Helix (Ivy) dhe përbërës të tjerë me efekt antioksidant, që ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Ngjyra e tij blu, aq unike dhe tërheqëse, nuk është rezultat i ngjyruesve artificialë, por vjen nga përbërës bimorë si ekstrakti i lules Gardenia Florida dhe ekstrakte frutash të pasura me flavonoide, të cilat jo vetëm i japin serumit pamjen e freskët kristalore, por edhe ofrojnë përfitime antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Ky serum është ideal për ata që vuajnë nga skuqje, rosacea, akne ose dehidratim të lëkurës dhe kërkojnë një kujdes të butë, por efektiv.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes apo të mëngjesit, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica Leaf Water, Acid Hialuronik (5 forma), Ceramide NP, Niacinamide, Adenosine, Hedera Helix (Ivy) Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Ekstrakte frutash me flavonoide, Panthenol, Betaine, Allantoin, Trehalose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water(389,929ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Sodium Hyaluronate(5,293ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid(5,290ppm), Hyaluronic Acid(5,290ppm), Methylpropanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Carbomer, Arginine, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Adenosine, Polyglutamic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Artemisia Princeps Leaf Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Ethylhexylglycerin, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Pantolactone, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.005ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.005ppm)
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng është një serum i frymëzuar nga kujdesi tradicional korean, i formuluar me një kombinim të fuqishëm prej 7 llojesh kolagjeni dhe ekstraktit të xhinsengut të kuq. Ky serum synon të rigjallërojë lëkurën e lodhur dhe të përmirësojë dukshëm elasticitetin e saj, duke ndihmuar në reduktimin e vijave të holla dhe shenjave të moshës. Xhinsengu i kuq, i njohur për përmbajtjen e tij të lartë me antioksidantë natyralë, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe faktorët e jashtëm që përshpejtojnë plakjen, duke i dhënë fytyrës një pamje më të shëndetshme dhe më të gjallë. Nga ana tjetër, kompleksi me 7 lloje kolagjeni ndihmon në rritjen e nivelit të hidratimit duke e bërë atë më të butë, më të plotë dhe më elastike. Ky kombinim vepron thellë në shtresat e lëkurës për të rikthyer volum dhe shkëlqim natyral, ndërsa ndihmon edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë, të lodhur ose me shenja të hershme të plakjes, duke e lënë fytyrën më të freskët, të hidratuar dhe me pamje rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
xhinseng i kuq, 7 lloje kolagjeni
Lista e plotë e përbërësve
Water, Collagen Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, Squalane, Polyglycerin-3, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Cetearyl Olivate, Xanthan Gum, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Atelocollagen, Desamido Collagen, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Panax Ginseng Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Cyanocobalamin, Soluble Collagen, Ceramide NP, Collagen, Collagen Amino Acids, Beta-Glucan, Ethyl Hexanediol, Procollagen, Cellulose, Tocopherol, Polyglutamic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Glutathione, Hydrolyzed Elastin, sh-Oligopeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Shot Ampoule
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Shot Ampoule
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Shot Ampoule është një serum intensiv "anti-age" i formuluar për të përmirësuar elasticitetin, teksturën dhe rigjenerimin e lëkurës, duke kombinuar retinolin me teknologji fermentesh dhe përbërës që forcojnë barrierën mbrojtëse të saj. Formula është krijuar për të ofruar efektet e retinolit me më pak irritim, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për ata që duan të fillojnë përdorimin e retinolit në rutinën e tyre skincare. Një nga veçantitë kryesore të kësaj ampule është teknologjia Extreme Biome™, e pasur me Bifida Ferment Lysate dhe komplekse fermentesh probiotike, që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga tharja dhe faktorët e jashtëm. Formula përmban gjithashtu Ceramide NP dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe reduktimin e ndjeshmërisë që mund të shkaktojë retinoli. Për më shumë hidratim dhe efekt plumping, ampula është e pasuruar me Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan dhe kolagjen të cilët ndihmojnë që lëkura të duket më e butë, elastike dhe e hidratuar. Tekstura e saj e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme, ndërsa me përdorim të rregullt ndihmon që lëkura të duket sa më rinore.
Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*10ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol, Ceramide NP, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Ethoxydiglycol, Niacinamide, Panthenol, C12-14 Alketh-12, Bifida Ferment Lysate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Phytate, Hydrogenated Lecithin, Retinol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Glucosylrutin, Sodium Hyaluronate, Limonene, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Xanthan Gum, Linalool, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Beta-Glucan, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Citronellol, Bifida Ferment Filtrate, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Potassium Cetyl Phosphate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Tocopherol, Anthemis Nobilis Flower Oil, Soluble Collagen, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Ceramide NP, Polyglyceryl-3 Distearate, Glyceryl Stearate Citrate, Hydrolyzed Elastin, Stearic Acid
Marka
MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum
MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum
MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum është një serum intensiv kundër shenjave të moshës, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin, teksturën dhe tonin e lëkurës. Formula e tij kombinon Retinolin me teknologjinë Spicule Shot 1000, e cila përdor mikrospikula me origjinë natyrale për të ndihmuar depërtimin më efektiv të përbërësve aktivë në lëkurë. Kjo teknologji ndihmon në stimulimin e rinovimit qelizor, duke përmirësuar dukjen e rrudhave, poreve të zgjeruara dhe sipërfaqes së pabarabartë të lëkurës. Formula është e pasur me përbërës hidratues dhe mbështetës të barrierës së lëkurës, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe minimizimin e irritimit që mund të shoqërojë përdorimin e retinolit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e fortë, me pore më pak të dukshme dhe me një pamje më të rifreskuar e rinore. Ky serum është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse, teksturë të ashpër ose pore të zgjeruara.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën, aplikojeni në të gjithë fytyrën, më pas vazhdoni rutinën tuaj me një krem hidratues. Mos neglizhoni përdorimim e kremit mbrojtës ndaj diellit ditën e nesërme.
Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, Mikrospikula (Spicule), Bifida Ferment Lysate, Ceramide, Acid Hialuronik, Panthenol, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglycerin-3, Propanediol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Diglycerin, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Sodium Hyaluronate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Lactobacillus Ferment, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Sponge (1,485ppm), Ethylhexylglycerin, Adenosine, Retinol, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Fructooligosaccharides, Polyvinyl Alcohol, Beta-Glucan, Glyceryl Polymethacrylate, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Calcium Silicate, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Sodium Silicate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ceramide NP, Cholesterol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Bifida Ferment Lysate, Alcohol, Panthenol, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Saccharomyces Ferment, Glycine, Glutamic Acid, Disodium EDTA, Bacillus Ferment, Arginine, Limonene, Citronellol, Geraniol
Marka
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule është një trajtim eksfoliues intensiv i krijuar për të pastruar poret, përmirësuar teksturën e lëkurës dhe rikthyer shkëlqimin natyral të saj. Formula kombinon eksfolimin kimik me përbërës aktivë dhe hidratues, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura, yndyrës së tepërt dhe papastërtive që e bëjnë lëkurën të duket e ashpër dhe pa jetë. Një nga përbërësit kryesorë të formulës është ekstrakti i orizit të zi, i pasur me antioksidantë dhe nutrientë që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm dhe përmirësimin e tonit të saj. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e lëkurës, reduktimin e njollave dhe minimizimin e pamjes së poreve. Për eksfolim më efektiv, ky peel shot është i pasur me AHA, BHA dhe PHA, që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe lëmimin e teksturës së pabarabartë pa irrituar lëkurën. Charcoal Powder ndihmon në absorbimin e yndyrës dhe pastrimin më të thellë të poreve, duke e lënë fytyrën sa më të pastër. Formula përmban gjithashtu Sodium Hyaluronate, Squalane dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe balancës së lëkurës gjatë eksfolimit, duke shmangur ndjesinë e tharjes. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më uniforme dhe me pore më pak të dukshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*80ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i orizit të zi, AHA, BHA, PHA, Charcoal, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Dipropylene Glycol, Water, Tripropylene Glycol, Cellulose, Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Steartrimonium Methosulfate, Saccharide Isomerate, Isopropyl Alcohol, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydroxyacetophenone, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Palmitate, Squalane, Ethylhexylglycerin, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Niacinamide, Citric Acid, Sodium Citrate, Charcoal Powder, Polyglycerin-10, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Stearate, Arbutin, Gluconolactone, Salicylic Acid, Sodium Dehydroacetate
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating White Rice Ampoule
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating White Rice Ampoule
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating White Rice Ampoule është një ampulë eksfoliuese e formuluar për të përmirësuar teksturën e lëkurës, reduktuar pamjen e poreve dhe rikthyer një ton më të njëtrajtshëm. Formula kombinon eksfolimin kimik me përbërës me veti hidratuese dhe qetësuese, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe papastërtive pa e tharë lëkurën apo shkaktuar irritime dhe skuqje. Përbërësi kryesor i formulës është ekstrakti i orizit të bardhë, i njohur për vetitë e tij ndriçuese dhe hidratuese, që ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Formula është e pasuruar gjithashtu me Niacinamide, që ndihmon në zbehjen e njollave, njëtrajtësimin e lëkurës dhe minimizimin e pamjes së poreve. Për eksfolim efektiv, ampula përmban kombinimin e AHA, BHA dhe PHA, që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe lëmimin e teksturës së pabarabartë të lëkurës. Këta eksfoliantë veprojnë gradualisht në sipërfaqen e lëkurës për ta bërë atë më të butë, më të pastër dhe më uniforme. Formula përmban gjithashtu Sodium Hyaluronate, Squalane dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe balancës së lëkurës gjatë eksfolimit, duke shmangur ndjesinë e tharjes apo irritimit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e ndriçuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm më të dukshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*80ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i orizit të bardhë, AHA, BHA, PHA, Sodium Hyaluronate, Squalane, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Dipropylene Glycol, Water, Tripropylene Glycol, Cellulose, Propanediol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Steartrimonium Methosulfate, Glycerin, Saccharide Isomerate, Isopropyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Glycereth-25 PCA Isostearate, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Palmitate, Squalane, Ethylhexylglycerin, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Disodium EDTA, Fragrance, Hydrogenated Lecithin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Oryza Sativa (Rice) Extract, Citric Acid, Sodium Citrate, Coptis Japonica Root Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Arbutin, Gluconolactone, Salicylic Acid
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus
DR.MELAXIN Exosome Repair Ampoule Plus është një ampulë rigjeneruese dhe qetësuese e krijuar për të ndihmuar në riparimin e lëkurës së dëmtuar, reduktimin e skuqjeve, shenjave pas akneve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula e saj ndihmon lëkurën të rikuperohet më shpejt, duke e lënë atë më të qetë, më të shëndetshme dhe më uniforme. Sekreti i kësaj ampule qëndron tek teknologjia Cica Exosome, e kombinuar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Këta përbërës ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe mbështesin procesin natyral të riparimit të lëkurës. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, e cila ndihmon në zbehjen e shenjave pas akneve dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ofrojnë hidratim intensiv dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse, duke parandaluar humbjen e lagështisë. Ideale për lëkurat e ndjeshme, të irrituara, me skuqje, shenja post-akne ose barrierë të dëmtuar, që kanë nevojë për qetësim, rigjenerim dhe hidratim të thellë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica,Panthenol, Ceramide NP, Niacinamide, Acidit Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Panthenol, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Disodium EDTA, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Fructan, Houttuynia Cordata Extract, Glucose, Madecassic Acid, Asiaticoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Asiatic Acid, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum është një serum eksfoliues që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve, reduktimin e sebumit të tepërt dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Formula e tij synon të lërë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe më të ndritshme, pa e rënduar atë. Sekreti i këtij serumi qëndron tek kombinimi i Cica-Exosome me AHA dhe BHA të cilat ndihmojnë në eksfolimin e sipërfaqes së lëkurës, pastrimin e poreve dhe reduktimin e grumbullimit të papastërtive që mund të shkaktojnë akne dhe bllokime. Formula është e pasur edhe me Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave post-akne, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës gjatë procesit të eksfolimit. Centella Asiatica dhe derivatet e saj ofrojnë efekt qetësues dhe ndihmojnë në reduktimin e irritimeve. Ideale për lëkurat mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara, teksturë jo uniforme, pika të zeza dhe shenja post-akne që kanë nevojë për eksfolim dhe pastrim më të thellë të lëkurës.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica-Exosome, AHA, BHA, Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Acidit Hialuronik, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Marka
MEDIHEAL PDRN Lifting Serum
MEDIHEAL PDRN Lifting Serum
MEDIHEAL PDRN Lifting Serum është një serum hidratues i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, lëmimin e rrudhave të holla dhe reduktimin e dukjes së poreve. Formula e tij ndihmon që lëkura të duket më e tendosur, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm, pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Formula përmban Rose PDRN (Sodium DNA), një përbërës i njohur për vetitë rigjeneruese dhe mbështetjen e elasticitetit të lëkurës. Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe dukjes së poreve, ndërsa Squalane, Panthenol, Ceramide NP, Beta-Glucan dhe Acidit Hialuronik ndihmojnë në hidratimin intensiv, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë. Tekstura e tij është e butë, e pasur dhe përthithet mirë, duke lënë pas një ndjesi komforti dhe një efekt të lehtë “plumping” që e bën lëkurën të duket më e mbushur dhe më elastike. Ideale për lëkurat e dehidratuara, me humbje elasticiteti, pore të zgjeruara dhe shenja të para të moshës, që kërkojnë hidratim, efekt lifting dhe një pamje më të freskët e më rinore
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Rose PDRN (Sodium DNA), niacinamide, adenosine, panthenol, allantoin, ectoin, squalane
Lista e plotë e përbërësve
Azadirachta Flower Extract, Citronellol, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Dextrin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ceramide NP, Linalool, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Paeonia Suffruticosa
Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Geraniol, Glyceryl Stearate Citrate, Beta-Glucan, Retinol, Palmitoyl Tripeptide-5, Glucosylrutin, Tocopherol, Behenic Acid, Cholesterol, Phytosphingosine
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MEDIHEAL Vitamin Derma Ampoule Brightening
MEDIHEAL Vitamin Derma Ampoule Brightening
Shfaq 246/246

