TORRIDEN Balanceful Cica Serum, është një serum qetësues, i cili ofron lehtësim të menjëhershëm për lëkurën e dobësuar ose të irrituar. Ai depërton thellësisht për të qetësuar lëkurën në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Serumi gjithashtu përmban allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol, të cilët depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Këta përbërës forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Panthenol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Allantoin, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Betaine, Capryloyl Salicylic Acid, Dipeptide-2, Dipotassium Glycyrrhizate, Pentylene Glycol, Sodium Stearoyl Glutamate, Propanediol, Isopentyldiol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Caproic Acid, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Surfactin, Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Serum

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI