SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Ampoule

7,000.00 ALL 5,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

Nëse keni provuar serumin SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Serum dhe tani kërkoni një trajtim më intensiv dhe të pasur, është koha të përfshini SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Ampoule në rutinën tuaj të përkujdesjes për lëkurën. Kjo ampulë ofron një formulë të fuqishme dhe efikase e cila siguron një rigjenerim të thellë dhe përmirësim të dukshëm të elasticitetit të lëkurës. Formula e tij përmban kolagjen, i cili depërton thellë në shtresat e lëkurës për të forcuar dhe mbështetur strukturen e saj, duke rikthyer elasticitetin dhe freskinë. Ekstrakti i arit, një përbërës i çmuar, është një antioksidues i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e mjedisit. Ky ekstrakt rrit shkëlqimin natyral të lëkurës dhe parandalon shenjat e moshës, duke i dhënë një ndriçim të shëndetshëm dhe rinor. Po ashtu, ampula është e pasuruar me ekstrakt kavjari i cili ushqen dhe rivitalizon lëkurën në nivel qelizor, duke ofruar një përthithje të shpejtë dhe efektiv. Ky trajtim i pasur dhe i fuqishëm do t’ju ndihmojë të riktheni pamjen e një lëkure më të butë, më të shndritshme dhe më të fortë. Përdorimi i rregullt do të ndihmojë në përmirësimin e shenjave të moshës dhe do t’ju japë një lëkurë të rinovuar, të ndriçuar dhe plot jetë. Ky produkt është i rekomanduar për çdokënd që ka nevojë për një trajtim të thellë rigjenerues. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e njëjtës linjë:SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Cream.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*100ml 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

 kolagjen, ekstrakt të pastër ari, kavjar

Lista e plotë e përbërësve

 

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

 

Shpërndani

7,000.00 ALL 5,800.00 ALL