Nëse dëshironi që të arrini nivelin optimal të lagështisë dhe yndyrës në lëkurë, ju vjen në ndihmë, PYUNKANG YUL Moisture Serum! Jo vetëm kaq, por falë këtij serumi, do të arrini të keni një pamje më shkëlqyese dhe të shndrritshme në lëkurë. Dëshironi të dini sekretin? Sekreti qëndron në kombinimin perfekt të përbërësve të ekstraktit të rrënjës Astragalus Membranaceus, dhe vajit të ullirit. Vetë marka është shumë e njohur dhe e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjeksisë tradicionale koreane! Me anë të përdorimit të këtij serumi lëkura do të sigurojë hidratim të thellë! Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke u përthithur plotësisht dhe përshtatet për lëkurën e thatë dhe atë sensitive!
Formula e tij nuk përmban ngjyrues dhe fragrancë artificiale.
*Produktet PKY janë të regjistruara në CPNP Evropiane, e cila ndalon testimin e kafshëve.
*100ml
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakti i rrënjës Astragalus Membranaceus, vaji i ullirit
Lista e plotë e përbërësve
Astragalus Membranaceus Root Extract, Butylene Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Stearic Acid, Polysorbate 60, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Sorbitan Sesquioleate, Glyceryl Caprylate, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Arginine, Dimethicone
Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.