NEOGEN DERMALOGY White Truffle Serum In Oil Drop është një serum ushqyes me bazë vaji të marrë nga tartufi i bardhë, i cili përmban vitamina, aminoacide dhe minerale, duke i ofruar lëkurës një pamje më të shëndetshme. Vaji i tartufit të bardhë, njihet për efektet e tij fantastike në hidratimin e thellë të lëkurës. Por kombinimi i tij së bashku me acidin hialuronik do të ofrojë efekt të dyfishtë hidratues. Ky serum kujdeset të ushqejë lëkurën, të mundësojë rigjenerim dhe të forcojë barrierën mbrojtëse e cila dëmtohet nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Përdorimi i rregullt i këtij serumi ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës duke zbehur hiperpigmentimin dhe minimizon vijat e holla dhe rrudhat. Gjithashtu në formulimin e këtij serumi gjejmë edhe niacinamide të cilat i rrisin shkëlqimin lëkurës dhe tkurrin poret. Falë teknologjisë së shpërndarjes mikrofluide të vetë markës NEOGEN, kjo formulë balancon sebumin dhe hidratimin në mënyrë pas aplikimit të serumit të ndjeni një përfundim të freskët, të lehtë dhe pa ndjesi ngjitjeje ose vajore. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave, kryesisht adresuar shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit. 

*50ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

tartuf i bardhë, niacinamide, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dimethicone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Tromethamine, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Cyanocobalamin, Sodium Cocoyl Alaninate, Palmitoyl Isoleucine, Cyclopentasiloxane, Pseudoalteromonas Ferment Extract, Ethylhexyl Cocoate, Caprylyl Glycol, Dimethiconol, Ethylhexylglycerin, Palmitic Acid, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Ceramide NP, Cholesterol, Phytosphingosine, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Adansonia Digitata Seed Oil, Stearic Acid, Tuber Magnatum Extract, Dimethylmethoxy Chromanyl Palmitate, Proline, Alanine, Serine, Sodium Phosphate, Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Pentapeptide-18, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY White Truffle Serum In Oil Drop

3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI