Ampula korrigjuese dhe forcuese, Vita C Plus Spot Correcting & Firming Ampoule nga MISSHA është e formuluar me 33% formulë Liposome Vita C që përmban 99% Vitaminë C të pastër nga Anglia duke përfshirë forma të qëndrueshme antioksiduese në formën e Ascorbic Acid, Ethyl Ascorbyl Ether, dhe Ascorbyl Glucoside, për të trajtuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës. Nga ana tjetër ky serum ka në formulimin e tij kolagjen të hidrolizuar dhe niacinamide të cilët i ofrojnë lëkurës një pamje më rinore dhe elastike.  Ky serum 2 në 1 për rigjenerimin dhe minimizimin e rrudhave është i duhuri gjithashtu për njollat e errëta, shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me acid tranexamic ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Ky serum ofron hidratim shumë të thellë dhe kjo falë formulimit me acid hialuronik. Ampula është vërtetuar klinikisht se targeton 7 shenja të ndryshme të plakjes:
-dëmtimin nga dielli
-njollat e plakjes
-tonin e pabarabartë të lëkurës
-humbjen e elasticitetit
-uljen e lipideve ndërqelizore
-strukturën e ashpër dhe humbjen e vitalitetit.

Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.

Përbërësit "magjik"

Vita C Liposome, acid tranexamik, kolagjen i hidrolizuar 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hippophae Rhamnoides Water, Glycerin, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Tocopheryl Acetate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bifida Ferment Lysate, Tranexamic Acid, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycine Soja (Soybean) Oil, Fructooligosaccharides, Fructose, Arbutin, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Xanthan Gum, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Polyquaternium-51, Ceramide NP, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Sodium Phytate, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Sodium Citrate, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Beta-Carotene, Tocopherol, Hydrolyzed Collagen, Allantoin, Glyceryl Glucoside, Palmitoyl Tripeptide-5, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Ascorbic Acid, Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Pentylene Glycol, PVP, Laurdimonium Hydroxypropyl Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Phytosterols, Ascorbyl Glucoside, Fullerenes

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Vita C Plus Spot Correcting & Firming Ampoule

2,400 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI