MARY & MAY Hyaluronics Serum është krijuar posaçërisht për të furnizuar lëkurën me hidratim dhe lagështi! Në formulimin e këtij serumi gjenden 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, me masë të vogël molekulare, për të depërtuar në të gjitha shtresat e lëkurës. Acidi hialuronik mund të quhet ndryshe si "mbreti" i hidratimit, sepse është një burim i shkëlqyer lagështie! Besojmë se i keni parasysh foshnjat e sapolindura, të cilat e kanë lëkurën të butë dhe elastike. Kjo ndodh sepse lëkura e tyre është e formuluar me një sasi të bollshme të acidit hialuronik. Por fatkeqsisht, me kalimin e viteve sasia e këtij të fundit, gradualisht reduktohet. Kjo bën që lëkurës t'i humbasë hidratimi, elasticiteti dhe si pasojë të formohen lehTësisht rrudha. Falë përdorimit të këtij serumi, lëkura do të shkëlqejë! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës! Ky serum ka formulim jokomedogjenik dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate (5050ppm), Sodium hyaluronate Crosspolymer (22ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid (18ppm), Hyaluronic Acid (8ppm),
Sodium Hyaluronate (3ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (1ppm), Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Hyaluronics Serum

1,400 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI