I'M FROM Honey Glow Serum, përmban 30.63% Honey Glow Queen, një përzierje unike e formuluar me 7 përbërës magjik: mjaltë, propolis nga bletë të zeza, qumësht nga bleta mbretëreshë, helm blete, polen blete, turmenik dhe kanellë. Kjo formulë e veçantë mbart çdo cilësi të mjaltit dhe përbërësve të tjerë, duke i dhënë hidratim të plotë lëkurës së stresuar. Përmirëson elasticitetin e lëkurës si edhe ka veti zbardhuese për të. Konsistenca e tij e ngjashme me atë të mjaltit, do të qëndrojë në mënyrë perfekte në lëkurë duke e lënë atë të lëmuar dhe plot shkëlqim.
Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me kremin e linjës: I'M FROM Honey Glow Cream.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

mjaltë, propolis nga bletët e zeza, qumështi i bletës mbretëreshe, helmi i bletës, poleni i bletës, turmenik dhe kanellë

Lista e plotë e përbërësve

Glycerin, Water, Butylene Glycol, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, PEG/ PPG- 18/18 Dimethicone, Undecane, Cyclohexasiloxane, Tridecane, 1,2- Hexanediol, Sodium Chloride, Dimethicone/ Vinyl Dimethicone Crosspolymer, PEG-10 Dimethicone, Disteardimonium Hectorite, Boswellia Serrata Resin Extract, Honey Extract, Adenosine, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Levan, Decyl Glucoside, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Pollen Extract, Phenethyl Alcohol, Ziziphus Jujuba Seed, Centella Asiatica Extract, Royal Jelly Extract, Propolis Extract, Bee Venom, Citric Acid, Ascorbic Acid, Madecassoside, Fragrance, Butylphenyl Methylpropional, Geraniol, Limonene, Citra

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Honey Serum

2,700 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI