Cos De BAHA TN Tranexamic Acid Niacinamide Serum është krijuar posaçërisht për të trajtuar hiperpigmentimin si edhe për të shmangur pigmentimin PIH, i cili është një nga efektet anësore të trajtimeve me lazer. Ky serum i fuqishëm është i formuluar me acid tranexamik, i cili përveçse zbeh njollat dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, redukton ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit UV. Ky acid e ka prejardhjen nga aminoacidi lizina dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila më pas shërben si një mburojë, që ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe largimin e toksinave. Sipas studimeve të fundit, acidi tranexamik është një përbërës i mrekullueshëm për lëkurën në gjendje rosacea. 3% e testuesve të acidit tranexamik në vetëm 2 javë treguan më pak shenja të dukshme të rosaceas në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Ndërsa formulimi me allantoin ofron qetësim ndaj çdo irritimi të mundshëm. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi dhe melasme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj Tranexamic Acid dhe Niacinamide ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
acid tranexamic, niacinamide, betaine, acid hialuronik, allantoin, acid citric.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Tranexamic Acid, Niacinamide, Glycereth-26, Betaine, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Xanthan Gum, Citric Acid, Camellia Sinensis Leaf Ext, Sambucus Nigra Flower Ext, Momordica Charantia Fruit Ext, Leontopodium Alpinum Extract, (Mark: N.O.I.P 78%)
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.