Cos De BAHA HB Hydroquinone Brightening, një serum i cili ndihmon në ndriçimin dhe zbehjen e njollave të errëta kokëfortë: njollat e hiperpigmentimit dhe melasmës, ndërkohë që rafinon dhe hidraton sipërfaqen e lëkurës. Ky serum përmban 4% Arbutin dhe 2% Hidroquinone, përbërs të cilët kthehen në një trajtim aktual të lëkurës për: melasmën, njollat, njollat e moshës dhe diellit, madje edhe plagët e akneve duke synuar një lëkurë sa më të ndritshme! Formulimi me 4% niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Ndërsa, acidi hialuronik përveç hidratimit të thellë, do të forcojë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me Acidi Salicilik, Acidi Kojic dhe Acidi Laktik ndihmojnë në rishfaqjen e lëkurës përmes eksfolimit në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt ndërkohë që rrisin efektivitetin e trajtimit me Hydroquinone. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që dua të trajtojnë zona e diskromisë, si në melasmën, kloazmën, lentiginat diellore, njollat dhe hiperpigmentimin post-inflamator.

Këshillë: Pas përdorimit të vazhdueshëm të këtij produkti për 60 ditë, do t'ju duhet t'i jepni lëkurës tuaj një pushim dhe të ndaloni përdorimin e serumit për 30 ditë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*30ml

Këshillë: Pas përdorimit të vazhdueshëm të këtij produkti për 60 ditë, do t'ju duhet t'i jepni lëkurës tuaj një pushim dhe të ndaloni përdorimin e serumit për 30 ditë.

Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.

 Përbërësit

Përbërësit "magjik"

2% Hidroquinone, 4% Arbutin, 4% Niacinamide, Acidi Hialuronik, Acidi Salicilik, Acidi Kojic, Acidi Laktik

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Arbutin, Niacinamide, Polysorbate 80, Hydroquinone, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Salicylic Acid, Kojic Acid, Lactic Acid, *Hamamelis Virginiana(Witch Hazel) Leaf Ext, *Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Ext,*Eucalyptus Globulus Leaf Ext,*Thymus Vulgaris (Thyme) Ext, *Aspalathus Linearis Ext.

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Cos De BAHA HB Hydroquinone Brightening

1,300 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI