CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum
Aknet, skuqja, yndyra e tepërt dhe shenjat që mbeten pas tyre janë ndër problematikat më të zakonshme të lëkurës. Për një kujdes më të targetuar ndaj këtyre shqetësimeve, CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum kombinon 10% Acid Azelaik me një kompleks përbërësish qetësues, duke synuar njëkohësisht shenjat post-akne, skuqjen dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës. Acidi Azelaik ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave post-akne, ndërsa Acidi Succinic plotëson veprimin e tij në sistemin Aze-Pair Clarifying System, duke ndihmuar në kontrollin e shpërthimeve të reja. Formula përmban gjithashtu një përzierje me 4 acide – Acid Salicilik (BHA), Gluconolactone (PHA), Acid Laktik dhe Acid Phytic – që ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe pastrimin e poreve. Por kujdesi nuk ndalet te aknet. Niacinamide dhe Zinc PCA ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt dhe reduktimin e pamjes së poreve, ndërsa 4-Terpineol dhe kompleksi 5-CICA, i cili përfshin përbërës të Centella Asiatica, ndihmojnë në qetësimin e skuqjes dhe ndjeshmërisë së lëkurës. Tekstura e tij është e lehtë, freskuese dhe qetësuese, duke u përthithur lehtësisht pa e rënduar lëkurën. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë akneike, me yndyrë të tepërt, shenja post-akne dhe ndjeshmëri, ndërsa formula është krijuar për përdorim të sigurt edhe në lëkurë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, Niacinamide, Pentylene Glycol, Succinic Acid, Gluconolactone, Erythritol, Xylitol, Panthenol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Dextrin, Biosaccharide Gum-1, Coptis Japonica Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Zinc Pca, Salicylic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Water, Lactic Acid, Phytic Acid, Propanediol, Anthemis Nobilis Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MISSHA Chogongjin Sulbon Jin Sunscreen SPF50+ PA++++
MISSHA Chogongjin Sulbon Jin Sunscreen SPF50+ PA++++
MISSHA Chogongjin Sulbon Jin Sunscreen SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës, i cili kombinon mbrojtjen me kujdesin për një lëkurë më të hidratuar, të njëtrajtshme dhe me pamje më vitale. Formula e tij kombinon filtra kimikë dhe mineralë për mbrojtje nga rrezatimi UV, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në kujdesin e njollave kafe dhe tonit të pabarabartë të lëkurës. I pasuruar me Ginseng, Squalane, Adenosine, Aloe Vera dhe ekstrakte tradicionale bimore, kjo SPF ndihmon në ruajtjen e hidratimit, ushqyerjen dhe përmirësimin e pamjes së elasticitetit të lëkurës. Tekstura e tij kremoze përhapet lehtësisht dhe është krijuar për përdorim të përditshëm në fytyrë dhe qafë, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme për ata që duan të ndihmojnë në mbrojtjen e përditshme nga dielli me kujdesin kundër shenjave të dukshme të moshës dhe hiperpigmentimit. Me SPF50+ dhe PA++++, ofron nivel të lartë mbrojtjeje nga rrezet UV, ndërsa formula ushqyese e lë lëkurën të hidratuar, të butë dhe me pamje më të ndritshme.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ginseng, Squalane, Adenosine, Aloe Vera, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Homosalate, Ethylhexyl Salicylate, Titanium Dioxide, Butyloctyl Salicylate, Dipropylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butylene Glycol, Acrylates Copolymer, Alcohol Denat, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Niacinamide, C20-22 Alkyl Phosphate, Arachidyl Alcohol, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C20-22 Alcohol, Behenyl Alcohol, Dicaprylyl Carbonate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Arachidyl Glucoside, Caprylyl Glycol, Potassium Cetyl Phosphate, Sorbitan Stearate, Glyceryl Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, PEG-100 Stearate, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Tocopheryl Acetate, Squalane, Microcrystalline Cellulose, Polyacrylate Crosspolymer-6, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Adenosine, Polysorbate 60, Cellulose Gum, Aloe Babadensis Leaf Extract, Angelica Gigas Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Sorbitan Isostearate, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris Extract, Glucose, Panax Ginseng Root Extract, t-Butyl Alcohol, Velvet Extract, Tocopherol, Pearl Extract, Linalool, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
ONGREDIENT Skin Barrier Calming Lotion EX
ONGREDIENT Skin Barrier Calming Lotion EX
ONGREDIENTS Skin Barrier Calming Lotion EX është një locion hidratues dhe qetësues i krijuar për të mbështetur barrierën mbrojtëse të lëkurës, veçanërisht kur ajo ndihet e thatë, e tendosur, e ndjeshme ose e irrituar. Versioni EX është formula e rinovuar e locionit dhe kombinon Ceramide NP, Panthenol, Centella Asiatica dhe kompleksin e peptideve për të ofruar hidratim të thellë dhe një pamje më të shëndetshme të lëkurës. Formula përmban tre forma të Acidit Hialuronik, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Hyaluronate Crosspolymer, të cilat ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë. Ceramide NP ndihmon në forcimin e barrierës dhe në parandalimin e humbjes së lagështisë, ndërsa Panthenol, Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside dhe përbërës të tjerë të Centella-s plotësojnë formulën me kujdes qetësues dhe hidratues. Një tjetër veçori e formulës është kompleksi me 12 peptide, ku përfshihen Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4 dhe peptide të tjera, të cilat synojnë të mbështesin pamjen e elasticitetit dhe të lëkurës më të lëmuar. Tekstura është e lehtë, pak fluide dhe me finish të butë e të freskët, ndaj përthithet pa e rënduar lëkurën dhe krijon një bazë të lëmuar për makeup. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, sensitive ose me barrierë të dobësuar, por tekstura e tij e lehtë e bën praktik edhe për lëkurën normale dhe mikse.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, Panthenol, Centella + TECA, Acid Hialuronik, Kolagjen, 12-Peptide Complex
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Propanediol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Phenyl Trimethicone, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 60, Arginine, Carbomer, Hydroxyethyl Urea, Hydroxyacetophenone, Coptis Japonica Root Extract, Ethylhexylglycerin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Panthenol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Collagen, Pentylene Glycol, Ethoxydiglycol, Lecithin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acetyl Glutamine, Borago Officinalis Extract, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Ilex Paraguariensis Leaf Extract, Madecassoside, Pantothenic Acid, Decyl Glucoside, Asiaticoside, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Asiatic Acid, Caprylyl Glycol, Madecassic Acid, Polyglutamic Acid, Xylose, Folic Acid, Centella Asiatica Extract, Hexapeptide-11, Oligopeptide-1, Oligopeptide-2, Oligopeptide-3, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-1
Marka
ONGREDIENTS është një markë koreane e clean beauty, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve të përzgjedhur me kujdes dhe formulave të orientuara drejt nevojave konkrete të lëkurës. Filozofia e markës bazohet në idenë e përdorimit të përbërësve të mirë dhe formulimeve të thjeshta, duke i dhënë rëndësi veçanërisht hidratimit, qetësimit dhe forcimit të barrierës së lëkurës. Linja e saj përfshin produkte për hidratim, kujdes ndaj barrierës, shkëlqim, pore dhe lëkurë të ndjeshme, me përbërës si Centella Asiatica, peptide, ceramide dhe glutathione. Vetë marka e përshkruan filozofinë e saj si fokusim te “përbërësit e vërtetë”, me një qasje ku kujdesi për lëkurën dhe natyrën mbahen sa më në ekuilibër.
PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule
PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule
PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule është një ampulë në formë misti, e krijuar për të kombinuar hidratimin intensiv me kujdesin për pamjen e poreve dhe barrierën e lëkurës. Formula përmban 7,500 ppm Colostrum, i cili kombinohet me një kompleks fermentesh probiotike, ku përfshihen Bifida Ferment Lysate 3.6% dhe Lactobacillus Ferment Lysate 3.6%, për të ofruar hidratim të menjëhershëm. Formula plotësohet me Acid Hialuronik, Glycerin, Betaine, Panthenol dhe Beta-Glucan, të cilët ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke e bërë lëkurën të ndihet më e butë dhe më elastike. Adenosine dhe një kompleks peptidik plotësojnë formulën me kujdes për pamjen e elasticitetit dhe vijave të holla, ndërsa Tocopherol (Vitaminë E) ofron mbështetje antioksiduese. Ajo që e bën veçanërisht praktik këtë produkt është forma ultra e imët mist, e cila mund të përdoret pas pastrimit ose tonerit si pjesë e rutinës së kujdesit, por edhe gjatë ditës për të rifreskuar lëkurën. Mund të aplikohet edhe para makeup-it për të përgatitur lëkurën dhe pas makeup-it për t’i dhënë një pamje më të freskët dhe me shkëlqim. Është veçanërisht interesante për lëkurë të dehidratuar, mikse ose me tendencë yndyrore, dhe mund të përdoret sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë të shpejtë hidratimi dhe shkëlqimi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*55ml
Përdorimi
Shkundeni dhe sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kolostrum 7,500 ppm, Fermente Bifida dhe Lactobacillus, Acid hialuronik, Pantenol, Beta-glukan, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Lactococcus Ferment Lysate, Pichia Ferment Lysate Filtrate, Saccharomyces Ferment Lysate Filtrate, 1,2-Hexanediol, Colostrum, Chlorella Vulgaris Extract, Xylitol, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Milk Lipids, Betaine, Panthenol, Glucose, Glycerin, Fructooligosaccharides, Fructose, Ethylhexylglycerin, Diphenyl Dimethicone, Adenosine, Triethylhexanoin, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Citric Acid, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Tocopherol, Magnesium Chloride, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric Urea Trifluoroacetate
Marka
PURCELL është një markë koreane e kujdesit të avancuar të lëkurës, e fokusuar në formulime me përbërës aktivë dhe teknologji moderne që synojnë përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Filozofia e saj përqendrohet te trajtimi i nevojave të ndryshme të lëkurës, veçanërisht barrierës së dëmtuar, hidratimit, elasticitetit, teksturës dhe shenjave të moshës, duke kombinuar aktivë të përqendruar me përbërës hidratues dhe qetësues. Produktet e PURCELL janë krijuar për të ofruar një qasje më të targetuar ndaj kujdesit të lëkurës, duke synuar jo vetëm një efekt të përkohshëm, por një pamje gradualisht më të lëmuar, të fortë, të hidratuar dhe më të shëndetshme.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Glow Jelly Mist Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Glow Jelly Mist Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Glow Jelly Mist Serum është një serum në formë misti me teksturë unike “jelly”, që kombinon kujdesin hidratues të një serumi me freskinë dhe prakticitetin e një spray. Formula përmban 99% PDRN salmoni me pastërti të lartë, Collagen Water, Niacinamide, Glutathione dhe disa forma të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë lëkurën të duket më e hidratuar dhe me një shkëlqim të freskët. Veçantia e tij qëndron te formula me dy shtresa – vaj dhe jelly essence – të cilat duhen përzier duke e tundur produktin para përdorimit. Mund të spërkatet nga afër për një aplikim më të pasur, të ngjashëm me serum, ose nga rreth 10–20 cm largësi për një rifreskim të lehtë që rifreskon dhe hidraton lëkurën. Formula është krijuar për të ofruar shkëlqim dhe hidratim pa një finish ngjitës dhe mund të përdoret edhe gjatë ditës për të rifreskuar pamjen e lëkurës, përfshirë edhe mbi makeup. Me përbërjen e saj hidratuese dhe ndriçuese, është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose që ka humbur shkëlqimin.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Shkundeni dhe sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë kolagjeni, PDRN nga salmoni, Niacinamide, Vaj Meadowfoam, Acid hialuronik, Glutation, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Collagen Water, Isopropyl Myristate, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Chloride, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Propanediol, Gellan Gum, Sodium DNA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Triethyl Citrate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Alkanna Tinctoria Root Extract, Disodium EDTA, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Collagen, Fructan, Betula Alba Bark/Leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Glucose, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Squalane, Glutathione, Hydrolyzed Elastin, Salmon Egg Extract, Maltodextrin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Sodium Phosphate, Citric Acid, Pearl Extract, Cyanocobalamin, sh-Oligopeptide-1
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
JUNISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm
JUNISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm
JUMISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm është një krem në trajtë balmi shumëfunksional i krijuar për zonat e lëkurës që janë veçanërisht të thata, të ashpra, të plasaritura ose që kanë nevojë për hidratim intensiv. Formula me 9.9% Urea ndihmon në zbutjen e shtresave të trasha dhe të ashpra të lëkurës, ndërsa Glycerin, Squalane dhe vajrat ushqyes ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe rikthimin e butësisë. Ceramide NP dhe Panthenol mbështesin barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, ndërsa Allantoin ndihmon në qetësimin e menjëhershëm e lëkurës. Formula plotësohet me vajra bimorë si Jojoba, Argan, Camellia dhe Meadowfoam, të cilët ndihmojnë në ushqimin e zonave të thata. Tekstura e pasur e balsamit përthithet shpejt pa lënë ndjesi tepër të yndyrshme dhe mund të përdoret në duar, buzë, kutikula, bërryla, gjunjë, thembra dhe zona të tjera të thata, madje edhe në zona të thata të fytyrës. Për një trajtim më intensiv, mund të aplikohet një shtresë më e trashë para gjumit.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në zonat që kanë nevojë për kujdes dhe masazhojeni deri në përthithje. Riaplikojeni gjatë ditës sipas nevojës. Mos e vendosni mbi plagë të hapura.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
9.9% Urea, Glycerin, Squalane, Ceramide NP, Panthenol, Allantoin, Centella
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Water/Aqua, Butylene Glycol, Urea, Vinyl Dimethicone, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, C9-12 Alkane, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Cetearyl Alcohol, Squalane, Isododecane, Cetearyl Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitan Olivate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Fragrance, Ceramide NP, Ceramide NP Stearate, Coptis Japonica Extract, Tocopherol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Polyglyceryl-10 Oleate/Stearate, Hydrogenated Lecithin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
JUMISO Pore Melting Peeling Gel
JUMISO Pore Melting Peeling Gel
JUMISO Pore Melting Peeling Gel është një peeling gel i krijuar për të larguar butësisht qelizat e vdekura, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt që grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës. Tekstura xhel krijon gjatë masazhimit të lehtë grimca që ndihmojnë në mbledhjen e papastërtive dhe qelizave të vdekura, duke ofruar një eksfolim mekanik të butë dhe duke e lënë sipërfaqen e lëkurës më të pastër dhe më të lëmuar. Formula është krijuar për të ndihmuar në minimizimin e pamjes së poreve dhe teksturës së pabarabartë, ndërsa përbërësit hidratues ndihmojnë që lëkura të mos ndjehet e thatë pas eksfolimit. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë mikse dhe me yndyrë, për lëkurë me teksturë të pabarabartë ose pore të dukshme, por përdorimi duhet përshtatur sipas tolerancës së lëkurës. Për lëkurën sensitive rekomandohet masazh shumë i butë dhe përdorim jo i shpeshtë, në mënyrë që eksfolimi të mos shkaktojë irritim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
Celulozë, Pluhur dhe Ferment orizi, PHA (Gluconolakton), Acid suksinik, Kompleks Centella
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Butylene Glycol, Propanediol, Pentylene Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose, Propylene Glycol, Quaternium-60, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, C12-14 Alketh-12, Chamaecyparis Obtusa Water, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Polyquaternium-51, Saccharomyces/Rice Bran Ferment, Oryza Sativa (Rice) Extract, Aspergillus Ferment, 4-Terpineol, Gluconolactone, Oryza Sativa (Rice) Powder, Succinic Acid, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid
Marka
AESTURA Ato Barrier 365 Lotion
AESTURA Ato Barrier 365 Lotion
AESTURA Atobarrier 365 Lotion është një locion hidratues me teksturë të lehtë, i krijuar për të ndihmuar në hidratimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Formula e tij përmban përbërës si Ceramide NP, kolesterol, phytosphingosine, squalane, glicerinë dhe betainë, të cilët ndihmojnë në plotësimin e lipideve të barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë. Ky locion mund të kombinohet me një krem më të pasur për lëkurën e thatë që ka nevojë për hidratim shtesë. Për lëkurën normale ose me tendencë të ydyrshme, tekstura e tij e lehtë mund të jetë e mjaftueshme edhe si hidratuesi kryesor i rutinës.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml/150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, Squalan, Niacinamide, Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dimethicone, Squalane, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Betaine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, 1,2-Hexanediol, Stearic Acid, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Glyceryl Stearate Citrate, Cholesterol, Niacinamide, Dimethiconol, Hydroxypropyl Bislauramide MEA, Behenyl Alcohol, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Sorbitan Isostearate, Phytosphingosine, Mannitol, Ceramide NP, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Silica, Sphingolipids, Arachidic Acid, Oleic Acid
Marka
AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.
AESTURA Ato Barrier 365 Hydro Essence Jumbo
AESTURA Ato Barrier 365 Hydro Essence Jumbo
AESTURA Atobarrier 365 Hydro Essence është një esencë dermatologjike hidratuese, e cila shërben për të ushqyer thellësisht lëkurën dhe për të riparuar barrierën e saj mbrojtëse. Formuluar me Squalane, Glicerinë dhe një kompleks lipidik me Ceramide (të ngjashme me ato natyrale të lëkurës), kjo esencë ndihmon në ruajtjen e lagështisë, lehtësimin e ndjesisë së tendosjes dhe mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e saj është më hidratuese se një toner klasik, por më e lehtë se një krem, duke u përthithur shpejt pa e rënduar rutinën. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e thatë, të ndjeshme, të dehidratuar ose me barrierë të dëmtuar nga trajtimet, moti i ftohtë apo përdorimi i përbërësve aktivë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të esencës në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Squalan, Glicerinë, Hidroksipropil Bispalmitamid MEA, Aminoacide, NMF
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Squalane, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Natto Gum, Stearic Acid, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Mannitol, PCA, Lactic Acid, Glucose, Glycine, Urea, Sodium Glycerophosphate, Serine, Glutamic Acid, Tocopherol, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Potassium Magnesium Aspartate, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Chloride, Alanine, Lysine, Arginine, Calcium Gluconate, Magnesium Gluconate, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Citric Acid, Cholesterol, Histidine, Silica, Acetyl Glucosamine, Creatine, Uric Acid, Cysteine, Methionine
Marka
AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Ampoule Drop Mist
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Ampoule Drop Mist
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Ampoule Drop Mist është një mist hibrid inovativ me dy faza që kombinon vetitë ushqyese të një ampule apo serumi me lehtësinë e përdorimit të një spray-i hidratues. Formula e tij unike ndan fazën e ujit me atë të vajit, ku mikro-pikat e vajit natyral pluskojnë në ujin hidratues për t'i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm pa lënë një ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Formulimi përmban ekstrakt tartufi të bardhë (Tuber Magnatum), një përbërës luksoz i pasur me aminoacide, minerale dhe vitamina për t'i ofruar lëkurës shkëlqim dhe hidratim të menjëhershëm. Përbërja pasurohet më tej me niacinamide dhe adenosinë për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe luftuar shenjat e moshës, si dhe me acid hialuronik, ceramide dhe pantenol që forcojnë barrierën mbrojtëse. Për më tepër, një kompleks vajrash bimorë si ai i avokados, ullirit, macadamias dhe detit buckthorn ndihmojnë në bllokimin e lagështisë brenda qelizave. Kjo ampulë në spray është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, por veçanërisht për personat me lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose pa shkëlqim. Është ideale për këdo që kërkon një pamje të freskët dhe me shkëlqim natyral (dewy glow) përgjatë ditës, si dhe mund të përdoret lehtësisht si përpara kujdesit të rregullt, ashtu edhe mbi make-up për ta rifreskuar atë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*80ml
Përdorimi
Shkundeni dhe sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt tartuf të bardhë (Tuber Magnatum), niacinamide, avokado, macadami, eksrakt të yllit të detit buckthorn
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Betaine, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Adenosine, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Oil, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil, Xanthan Gum, Panthenol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Lavandula Hybrida (Lavandin) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rose Flower Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Hyaluronic Acid, Sodium PCA, Sodium Lactate, Macadamia Integrifolia (Macadamia) Nut Oil, Arginine, Aspartic Acid, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, PCA, Ceramide NP, Cholesterol, Tuber Magnatum Extract (20ppb), Adansonia Digitata Seed Oil, Stearic Acid, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Phytosphingosine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glycine, Alanine, Sodium Hyaluronate, Serine, Valine, Isoleucine, Threonine, Proline, Phenylalanine, Histidine, Disodium EDTA
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
TOCOBO Bio Watery Sun Cream Deluxe Size (10ml)
TOCOBO Bio Watery Sun Cream Deluxe Size (10ml)
I lehtë dhe i freskët, si një serum, TOCOBO Bio Watery Sun Cream SPF50+ PA++++ vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS në variantin krem, dhe variantin stick: TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++! Ky krem mbrojtës ndaj diellit vjen me çertifikim të të gjithë përbërësve që ai përmban, duke ofruar mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme UVA & UVB, si dhe qetësim maksimal të çdo irritimi në lëkurë. Formulimi i këtij kremi është i dyfishtë duke përmbajtur përbërës me bazë ujore dhe vajore. Ky kombinim ofron hidratim në çdo shtresë të lëkurës, por sigurisht pa e yndyrosur aspak këtë të fundit. Filtrat e këtij kremi janë fizik duke qenë se përmban (dioksid titanium) dhe kimik. Ky krem përmban gjithashtu 1000 ppm acid të pastër hialuronik dhe beta glukan, për të krijuar një shtresë hidratimi mbi lëkurë, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Nga ana tjetër 1000ppm ekstrakt nga fasulja Mung, që njihet për përbërjen me minerale dhe aminoacide, do t’a ushqejë dhe qetësojë lëkurën. Gjithashtu është çertifikuar si produkt 100% vegan nga Qendra Kërkimore Klinike e Lëkurës PNK në Korenë e Jugut. Veçantia tjetër e këtij kremi është, sepse është i sigurt për lëkurat me sensitivitet të lartë pasi përmban përbërës të klasës EWG dhe PEG. Teksa do e aplikoni mbi lëkurë këtë krem do të vëreni një ndjesi freskie dhe prej pambuku. Një tjetër kontribut që jep kjo markë është sepse kremrat mbrojtës të saj nuk përmbajnë përbërës, si: oxoybenzone dhe octinosate që mund ndikojnë në dëmtimin e shkëmbinjve koralorë, duke dhënë kështu kontributin e saj si markë kozmetike, në mbajtjen e një ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*10ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
filtra fizik & kimik, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt i fasules Mung
Lista e plotë e përbërësve
Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Octocrylene, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dicaprylyl Carbonate, Cetyl Ethylhexanoate, Silica, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Tocopheryl Acetate, Ozokerite, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Curcuma Longa (turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Gossypium Herbaceum (cotton) Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Rheum Palmatum Root/Stalk Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Oenothera Biennis (evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Echium Plantagineum Seed Oil, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Caprylyl Glycol, Bisabolol, Triethoxycaprylylsilane, Titanium Dioxide, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Octyldodecanol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Helianthus Annuus (sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++
Përveç kujdesit të përditshëm me kremra apo larës, lëkura e trupit ekspozohet vazhdimisht ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe ka nevojë për mbrojtje maksimale çdo ditë, ndaj kërkon formulime minerale të cilat janë ultra-të buta dhe nuk lënë ndjesi ngjitëse. BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++, është një locion dielli 100% mineral (fizik) i formuluar posaçërisht për trupin, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë dhe të menjëhershme kundër rrezeve UVA dhe UVB. Ky locion përmban fitokompleksin e traditës koreane Hanbang, i pasuruar me ekstrakt nga azuki (fasule e kuqe) dhe ujë nga gjethet e pemës së çajit (Tea Tree), të cilët ndihmojnë në kontrollin e yndyrës, qetësimin e iritimeve dhe freskimin e lëkurës gjatë ditëve të nxehta. Gjithashtu, produkti përmban përbërës hidratues që e lënë lëkurën të butë e të ushqyer, pa krijuar shtresë të raskapitur. Për shkak të formulës së tij minerale dhe të butë, ky locion është plotësisht i sigurt për t'u përdorur nga e gjithë familja, përfshirë fëmijët dhe personat me lëkurë me të vërtetë sensilve!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*150ml
Përdorimi
Para se të dilni jashtë, aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit diellit në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në të gjithë trupin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga azuki (fasule e kuqe), ujë nga gjethet e pemës së çajit (Tea Tree),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Zinc Oxide, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 2,3-Butanediol, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Cetearyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sphingomonas Ferment Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methylpropanediol, Polyether-1, Lactobacillus/Rice Ferment, Panthenol
Marka
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++ mbron lëkurën e trupit tuaj jo vetëm nga djegia nga dielli, por e mbron atë me një spektër të gjerë nga rrezet e dëmshme ultraviolet (UV) që shkaktojnë plakje të parakohshme dhe dëmtim qelizor. Ky krem mbrojtës kimik ultra-i lehtë ofron mbrojtje maksimale SPF 50+ PA++++, duke e kombinuar mbrojtjen nga dielli me një trajtim të thellë hidratues. I formuluar me ekstrakt të orizit të kuq/brun të fermentuar (Fermented Brown Rice) dhe ceramide, ky produkt ushqen në thellësi lëkurën e trupit, forcon barrierën mbrojtëse natyrale dhe parandalon humbjen e lagështisë gjatë ditëve të nxehta. Në një konsistencë locioni që thithet menjëherë nga lëkura, formula lë një fund të rehatshëm, me shkëlqim natyral dhe pa asnjë ndjesi ngjitëse ose mbetje të bardha (white cast). Ky krem mbrojtës është i formuluar me përbërës të sigurt e të butë dhe reziston mirë ndaj ujit e djersës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë më të ndjeshmen.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*150ml
Përdorimi
Para se të dilni jashtë, aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit diellit në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në të gjithë trupin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt orizi të kuq/brun të fermentuar (Fermented Brown Rice), Ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Zinc Oxide, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 2,3-Butanediol, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Cetearyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sphingomonas Ferment Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methylpropanediol, Polyether-1, Lactobacillus/Rice Ferment, Panthenol
Marka
I'M FROM Fig Foam Cleanser
I'M FROM Fig Foam Cleanser
I'M FROM Mugwort Fluid Cream
I'M FROM Mugwort Fluid Cream
Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM. Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është edhe versioni fluid i linjës Mugwort.I'M FROM Mugwort Fluid Cream është një hidratues dhe qetësues ekstremisht i lehtë, i pasuruar me një përqendrim të lartë të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj të fuqishme detoksifikuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese për lëkurën, duke qenë ideale për qetësuar dhe reduktuar skuqjet dhe irritimet. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me përbërësit si beta-glucan dhe allantoin, e bëjnë këtë fluid të ndihmojë në riparimin e thellë të barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm mjedisorë. Nga ana tjetër, formulimi i tij i pasur me ekstrakte bimore ushqen lëkurën pa e rënduar dhe minimizon dukshëm inflamacionin e shkaktuar nga aknet apo ndjeshmëria e lartë. Konsistenca e tij fluid, e ngjashme me një qumësht të hollë që përthithet në sekonda, e bën këtë produkt të përshtatshëm kryesisht për lëkurë mikse, të yndyrshme, të prirur ndaj akneve, si dhe për lëkurat shumë të ndjeshme që kanë nevojë për hidratim të thellë pa asnjë ndjesi rëndese.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Polyglycerin-3, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Artemisia Princeps Extract, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methyl Dlisopropyl Propionamide, Xanthan Gum, Zinc PCA, Disodium EDTA
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
I'M FROM Mugwort Gel Cleanser
I'M FROM Mugwort Gel Cleanser
Një tjetër produkt ikonik në botën e K-Beauty për qetësimin e lëkurave problematike është I'M FROM Mugwort Gel Cleanser, një pastrues i butë me bazë xheli që ofron një zgjidhje perfekte për pastrimin e përditshëm. Ky produkt përmban 60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia) nga rajoni Ganghwa në Korenë e Jugut, e njohur botërisht për vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese. Me një teksturë xheli transparent dhe të lehtë, ai kthehet në një shkumë të butë që pastron në thellësi poret, largon mbetjet e makeup-it dhe rregullon prodhimin e sebumit, pa shkaktuar asnjë irritim apo ndjesi tërheqjeje në lëkurë. Falë metodës së veçantë të nxjerrjes së ekstraktit (Cold Extraction), të gjitha vetitë ushqyese dhe shëruese të bimës ruhen të paprekura, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe riparimin e barrierës së dëmtuar. Ky produkt bëhet ideal për t'u përdorur çdo ditë, pasi ka një pH të balancuar dhe përshtatet në mënyrë të përsosur me të gjitha tipet e lëkurës, e në veçanti me lëkurën me sensitivitet të lartë, lëkurën me tendencë akneike dhe të prirur ndaj inflamacioneve apo skuqjeve të shpeshta.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*150gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia)
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract, Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Lauryl Hydroxysultaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Chloride, Tromethamine, Hexadecene, Tetradecene, Sodium Sulfate, Artemisia Vulgaris Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Disodium EDTA, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
I'M FROM Rice Whip Facial Cleanser
I'M FROM Rice Whip Facial Cleanser
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Mask Tone Brightening Formula
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Mask Tone Brightening Formula
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Mask Tone Brightening Formula është një sheet mask e zhvilluar për të ndihmuar në njëtrajtësimin e lëkurës dhe përmirësimin e tonalitetit të saj, duke kombinuar kompleksin ekskluziv TECA (Centella Asiatica), i njohur për vetitë qetësuese dhe rigjeneruese, me përbërës aktivë si Niacinamide dhe Glutathione, të cilët ndihmojnë në reduktimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit të lëkurës. Formula e pasur me Acid Hialuronik, Panthenol dhe Allantoin ofron hidratim intensiv, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruan ekuilibrin e saj natyral, ndërsa antioksidantët mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm që ndikojnë në humbjen e shkëlqimit. Materiali i maskës përshtatet mirë me konturet e fytyrës për të siguruar shpërndarje optimale të esencës, duke lënë lëkurën më të freskët, të hidratuar, më të njëtrajtshme dhe me një shkëlqim të shëndetshëm pas çdo përdorimi. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me ton të pabarabartë, njolla post-akne dhe mungesë shkëlqimi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*25ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
TECA (Centella Asiatica), Acid Hialuronik, Panthenol, Allantoin, Niacinamide, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, DipropyleneGlycol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/CentellaAsiatica Extract Ferment Filtrate, Asiaticoside, MadecassicAcid, Asiatic Acid, Retinol, Alpha-Arbutin, Glutathione, Ascorbic Acid, Hydrolyzed Collagen, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Hydrogenated Lecithin, Sodium DNA, Phytosterols, Ceramide NP, Madecassoside, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Methylpropanediol, Propanediol, Polyglycerin-3, Betaine, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Dimethicone, CaprylylGlycol, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Steareth-30, Hydroxyethyl Urea, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizate, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Moringa Oleifera Seed Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, ButyrospermumParkii (Shea) Butter, Arginine, Taurine, Ornithine, Phenylalanine, Histidine, Proline, Serine, Aspartic Acid, Alanine, Isoleucine, Glycine, Glutamic Acid, Valine, Methionine, Leucine, Citrus AurantiumDulcis(Orange) Peel Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Limonene
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shfaq 18/407

