-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SUNGBOON EDITOR Green Tomato Deep Pore Double Cleansing Ampoule Oil
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Pastrues fytyre vajor
SUNGBOON EDITOR Green Tomato Deep Pore Double Cleansing Ampoule Oil, është një formulë inovative dermokozmetike e krijuar për trajtimin e poreve në çdo dimension: madhësi, numër dhe thellësi, duke kombinuar pastrimin e avancuar me kujdesin intensiv për lëkurën. Fromulimi përmban Ekstrakti i Domates së Gjelbër, i pasur me Tomatidinë dhe Vitaminë C, të cilët ndihmojnë në stimulimin e kolagjenit dhe përmirësimin e elasticitetit të poreve, ndërsa kompleksi i patentuar Anti-Sebum P kontrollon prodhimin e yndyrës dhe redukton zgjerimin e tyre. Tekstura unike “ampoule-to-oil” shkrin në mënyrë efektive pikat e zeza, sebumin dhe papastërtitë falë Vajit të Farave të Jojobës dhe Vajit të Arganit, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Formula pasurohet me Acid Hyaluronik me 5 pesha molekulare, i cili siguron hidratim në shtresa të ndryshme të lëkurës, ndërsa Panthenoli dhe Allantoina ndihmojnë në qetësimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse. Falë kësaj formule balancuese, produkti është ideal për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me pore të dukshme, por njëkohësisht mbetet i sigurt edhe për lëkurat sensitive që kërkojnë pastrim të thellë pa irritim.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i Domates së Gjelbër, Tomatidinë, Vitaminë C, Kompleksi Anti-Sebum P, Vaj i Farave të Jojobës, Vaj Argani, Acid Hyaluronik me 5 pesha molekulare, Panthenol (Vitamina B5), Allantoinë.
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Isopropyl Myristate, Sorbeth-30 Tetraoleate, C12-14 Alketh-12, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract (10,000ppm), Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Coccinia Indica Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Amber Powder, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Sodium Chloride, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Hyaluronate, Xanthium Strumarium Fruit Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Coco-Betaine, Ethylhexylglycerin
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













