Sulwhasoo Gentle Cleansing Foam ështe një nga larësit ujor me perbërjen më luksoze të mundshme! Ka një formulë shumë të butë duke u shndërruar në një shkumë kremoze. Me anë të përmabajtjes së ekstrakteve nga gjethja e pemës Morus Alba dhe rrënjët Dioscorea Japonica ofron pastrim të thellë dhe shpërbën çdo papastërti të grumbulluar në lekurë. Në formulimin e tij ky larës përmban teknologjinë e patentuar nga vetë marka SULWHASOO : Hydra Capture Complex™ për ta lënë lëkurën të hidratuar pas procesit të pastrimit të saj dhe pa ndjesinë e tërheqjes siç ndodh shpesh.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*200ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ekstrakte të pemës Duckweed, ekstrakt nga lëvorja e gështenjës
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Potassium Cocoyl Glycinate, Disodium Cocoamphodiacetate, Cocamidopropyl Betaine, Acrylates/Beheneth-25 Methacrylate Copolymer, Peg-200 Hydrogenated Glyceryl Palmate, Sodium Chloride, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Fragrance / Parfum, Isostearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Limonene, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Tetrasodium Edta, Coix Lacryma-Jobi Ma-Yuen Seed Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Linalool, Spirodela Polyrhiza Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Salicornia Herbacea Extract, Morus Alba Leaf Extract, Angelica Keiskei Extract, Citric Acid, Tocopherol
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.