PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Cream është krem për zonën rreth syve, pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Ky krem ashtu si e gjithë linja është i formuluar me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur plot me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Ky krem ndihmon në minimizimin e rrudhave dhe vijave të holla rreth syve. Nga ana tjetër formulimi me peptide, ofron elasticitet të zonës rreth syve për të pasur një pamje më rinore dhe të gjallëruar. Ky krem ofron ushqim të thellë falë përmbajtjes me beta-glucan nga majaja, gjalpë shea dhe vaj të areave makadamia, duke ofruar kështu vitalitet në lëkurë! Ndërsa formulimi me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe keramidesh, ndërton një barrierë mbrojtëse të shëndetshme të zonës rreth syve. Nga ana tjetër formulimi i këtij kremi me ekstrakt të manit të bardhë dhe niacinamide, mundëson njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur rrathët e zinj. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe nëse keni sensitivitet në zonën delikate rreth syve. Ky krem është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30gr

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

çaj i zi i fermentuar, peptide, beta glucan, gjalpë shea, acid hialuronik, ekstrakt i manit të bardhë, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Caprylic/​Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate, Beeswax, Saccharomyces/​Xylinum/​Black Tea Ferment, Arachidyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Phenyl Trimethicone, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Stearate, Cellulose Gum, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxyethylcellulose, Broussonetia Kazinoki Root Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Coptis Japonica Extract, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Ceramide NP, Yeast Beta-Glucan, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrogenated Lecithin, Carbomer, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Myrtus Communis Extract, Tropaeolum Majus Extract, Tromethamine, Disodium EDTA, Octyldodecanol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Cream

2,200 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI