Një nga përbërësit më të përdorur dhe të shpikur në K-Beauty është sekrecioni i filtruar nga kërmilli. Kjo për vetë faktin që ofron benefite të mrekullshme, si: nxitja e prodhimit të koalgjenit, riparimi i shenjave dhe plagëve në lëkurë. Mendoni se e keni të nevojshëm një produkt të tillë në rutinën tuaj? Nuk duhet të humbisni mundësinë për të patur linjën e re Cica Repair Snail Line të prodhuar nga marka inovative NEOGEN. Esenca e linjës ka efekt të fuqishëm hidratues për t'a bllokuar atë në lëkurë, dhe ajo të ketë një pamje më elastike dhe më rinore. Përmban 96% sekrecion kërmilli të koncentruar dhe complex AC-Cica Pure Complex, ekstrakte nga frutat e pyllit (multi-berry fruit), 10 lloje shegë dhe hibisgus dhe acid hialuronik për të rigjeneruar lëkurën e dëmtuar, dhe për t'i ofruar një pamje plot shëndet. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. 

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

 96% sekrecion kërmilli, AC-Cica Pure Complex, ekstrakte nga frutat e pyllit (multi-berry fruit), 10 lloje shegë & hibisgus, acid hialuronik 

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate(96%), 1,2-Hexanediol, Betaine, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Arginine, Octyldodeceth-16, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract,Rosa Damascena Flower Water, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract,Water, Butyl Avocadate, Glycerin, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Centella Asiatica Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry)Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea FruitExtract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Epilobium FleischeriExtract, Punica Granatum Fruit Extract, Citric Acid, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract,Propyl Gallate, Madecassoside

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Essence

2,300 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI