MARY & MAY Vegan CICA Tea Tree AHA PHA Blemish Toner do të kthehet në produktin tuaj të preferuar që me aplikimin e parë! Nga vetë emërtimi i tij kuptohet që përmban 2 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik: AHA & PHA për të pastruar qelizat e vdekura të lëkurës. Gjithashtu mban në kontroll sebumin e tepërt, kuron aknet, dhe minimizon irritimet e ndryshme të saj. Nga ana tjetër formulimi me 300,000ppm ujë nga gjethet e pemës së çajit vepron menjëherë për të ofruar qetësim të shpejtë të lëkurës së irrituar. Gjithashtu përmban ekstrakt të bimës centella asiatica me efekte anti-inflamatore dhe antibakteriale për lëkurën. Por nuk mbaron këtu… Ky toner përmban gjithashtu 2% niacinamde për të ndihmuar në minimizimin e dukjes së poreve, lëmon teksturën, dhe zbeh njollat post akne. Nga ana tjetër përmbajtja me përbërësin e patentuar Aquaxyl, përbërës aktiv hidratues i patentuar, nuk lejon dehidratimin e lëkurës. Ky toner është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike. Gjithashtu është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml/30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit "magjik"
AHA, PHA, ekstrakt të bimës centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Caprylyl Glycol, C12-14 Pareth-12, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Citric Acid, Gluconolactone, Allantoin, Xanthan Gum, Xylitylglucoside, Centella Asiatica Leaf Extract, Anhydroxylitol, Mentha Arvensis Leaf Oil, Xylitol, Glucose, Pinus Densiflora Leaf Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Artemisia Annua Extract
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.