MAKEP:REM Pure Biome Cleansing Powder është një pastrues pluhur inovativ që ofron një përvojë të dyfishtë të pastrimit dhe eksfolimit të butë, ideal për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për lëkurë sensitive. Formula përmban pudër orizi dhe biome (e nxjerr nga fermentimi i orizit), të cilat bashkëveprojnë për të larguar papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të freskët. Gjihashtu, ky kombinim ndihmon në balancimin e mikrobiomës së lëkurës, duke qetësuar irritimet dhe duke reduktuar inflamacionet, për një lëkurë më të shëndetshme. Ndërsa, formulimi me kapsulat e vitaminës C jo vetëm që zbehin njollat e hiperpigmentimit, por gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja, duke përmirësuar njëtrajtësinë e tonit të lëkurës. Për më tepër, ky pastrues stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në forcimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës për një pamje më rinore. I butë dhe pa irritime, është ideal për përdorim të përditshëm, duke i ofruar lëkurës një pastërti të thellë dhe një shkëlqim natyral.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*36EAx1g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një  copë pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

pudër orizi, biome, kapsula të vitaminës C

Lista e plotë e përbërësve

Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Bromelain, *Lactobacillus/Rice Ferment(1,000ppm), Sodium Palmitate, Cymbopogon Martini Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Sodium Lauroyl Aspartate, Mentha Arvensis Leaf Oil, Barosma Betulina Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Iron Oxide Yellow, Dipota ssium Glycyrrhizate, Ascorbic Acid, Oryza Sativa (Rice) Powder


Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.


MAKEP:REM Pure Biome Cleansing Powder

1,800 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI