MAKEP:REM Defense Me. No Sedum Sun Cream SPF 50+ PA++++ është një krem dielli inovativ që kombinon filtrat fizikë dhe kimikë për të ofruar mbrojtje të plotë nga rrezet UV, me një SPF 50+ dhe PA++++. Ky formulim jo vetëm që mbron lëkurën nga dielli, por edhe e hidraton atë në thellësi, falë përbërësve të fuqishëm si uji bambusa vulgaris dhe ekstrakti i lules nymphaea alba. Kompleksi unik City-Proof, i cili përmban ekstrakt farash moringa dhe vajra me origjinë bimore, krijon një shtresë mbrojtëse kundër agresorëve të jashtëm si ndotja dhe rrezet e dëmshme. Me një teksturë të lehtë në trajtë qumështi, ky krem lë një ndjesi të butë dhe të freskët në lëkurë, duke krijuar një fund velvet të rehatshëm pa lënë yndyrë. Ideale për ata që kërkojnë mbrojtje maksimale dhe kujdes të thellë për lëkurën. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ujë bambusa vulgaris, kompleks City-Proof (që përmban ekstrakt të farës moringa dhe vaj me origjinë bimore)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Zinc Oxide, Cyclohexasiloxane, Butyloctyl Salicylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Isododecane, Caprylyl Methicone, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl dimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Methyl Trimethicone, Pelargonium Graveolens Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Juniperus Virginiana Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Elettaria Cardamomum Seed Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-2-Dipolyhydroxystearate, Polymethylsilsesquioxane, Lauryl Polyglyceryl-3-Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Folic Acid

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.




MAKEP:REM Defense Me. No Sedum Sun Cream SPF 50+PA++++

1,800 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI