LANEIGE Cica Sleeping Mask është maska e gjumit që i është bashkuar produkteve “bestseller” nga LANEIGE! Ky produkt do kthehet në maskën tuaj të gjumit të preferuar nëse keni lëkurë sensitive dhe të thatë! Maska është e formuluar me përbërësin e patentuar të vetë markës LANEIGE, ekstrakt nga Forest Yeast, duke i shtuar maskës efektivitet të lartë dhe më të shumtë se çdo produkt tjetër që mund të keni përdorur me ekstrakt nga centella asiatica. Teksa filini gjumë kjo maskë do të ofrojë hidratim të thellë, do të forcojë barrierën mbrojtëse dhe nayrale të lëkurës si edhe do të ndihmojë në rigjenerimin e kësaj të fundit! Me anë të saj do ta ndjeni lëkurën plot vitalitet dhe elastike në mëngjes! Kjo maskë gjithashtu do të kujdeset edhe nëse ju keni lëkurë me tendencë akneike, duke bërë të mundur qetësimin e akneve falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit. Dhe nuk mbaron me kaq... Lëkura juaj do të ndihet më elastike, falë përbërjes me tocopherol! E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe me tendencë akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Forest Yeast, ekstrakt të pemës së çajit, 

Lista e plotë e përbërësve

Water / Aqua / Eau, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Squalane, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Glycerin, Panthenol, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate Citrate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Butylene Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Asiaticoside, Madecassic Acid, Sorbitan Isostearate, Asiatic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Aureobasidium Pullulans Ferment, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Cymbopogon Martini Oil, Tocopherol

LANEIGE është krijuar ne vitin 1994 si pjesë e grupit Amore Pacific. Suksesin e vërtetë e arriti pas kërkimit shkencor që solli shpikjen e teknologjisë Advanced Water ScienceTM, që është klinikisht e vërtetuar që hidraton lëkurën për 24h. LANEIGE është marka udhëheqëse e industrisë përsa i përket predikimit mbi rëndësinë e hidratimit të lëkurës, sidomos në botën perëndimore. LANEIGE është frymëzuar nga “la neige” që në frengjisht do të thotë “dëborë”. Ajo e bazon filozofinë e saj në marrëdhënien unike mes ujit dhe borës, ku njëri element rilind nga elementi tjetër në një cikël të vazhdueshëm. Si përbërësin kryesor, ajo përdor ujin e pastër akullnajor nga burimet e Himalajeve, duke i bërë produktet e saj të mbrojnë qelizat e lëkurës, të ruajnë balancën dhe forcojnë imunitetin e saj. E frymëzuar nga bukuria e paprekur dhe pastërtia e borës, linja e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës e Laneige kombinon teknologjinë moderne dhe përbërës të cilësisë së lartë për të zbuluar bukurinë e pastër dhe rinore.

LANEIGE Cica Sleeping Mask

3,800 ALL 4,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI