ISNTREE Hyaluronic Acid Watery Sun Gel SPF50+ PA++++ është kremi mbrojtës ndaj diellit më i pëlqyer nga marka ISNTREE, i cili ka kaluar testin e irritimit të lëkurës të kryer nga Institucioni COREDERM në Korenë e Jugut, me index 0.00. Gjithashtu ky krem ka kaluar edhe teste klinike për vërtetësinë e faktorit maksimal mbrojtës SPF50+ PA++++ që përmban, ku rezultati ka qenë pozitiv. Formulimi i këtij kremi përmban 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik në peshë dhe madhësi të ndryshme molekulare, për faktin që të arrijë të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës. Pra, përveçse mbrojtjes nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB, ky krem do të ofrojë një hidratim të thellë për personat që vuajnë nga thatësia dhe dehidratimi i lëkurës. Gjithashtu përmban ekstrakt të bimës centella asiatica për të ofruar qetësim, niacinamide për të zbehur njollat kafe dhe hiperpigmentimin e krijuara nga rrezatimi UV. Ndërsa tocopherol dhe adenosine do të parandalojnë shenjat e moshës. Përbërja e veçantë e këtij kremi nuk ndalon këtu! Formulimi me karatoneide natyrale të quajtura astaxanthin, ndihmojnë në rritjen e elasiticitet duke i ofruar ushqim lëkurës. Ekstrakti i frutit të fikut ofron një ndjesi të butë në lëkurë, ndërsa keramidet e mbrojnë lëkurën nga thatësia, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Konsistenca e tij është e lehtë dhe nuk lë aspak njollë të bardhë, për arsyen e përmbajtjes së filtrave kimik por organik, në përbërjen e tij. ISNTREE Hyaluronic Acid Watery Sun Gel SPF50+ PA++++ sugjerohet:
- për persona që duan mbrojtje maksimale dhe janë të shqetësuar për rrezet e forta nga aktivitetet e tyre të jashtme;
- për personat që rrezatimi diellor u shkakton irritim dhe tharje të lëkurës;
- për këdo që dëshiron konsistencë të lehtë për t’a riaplikuar kremin mbrojtës gjatë ditës.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

filtra kimik, acid hialuronik, ekstrakt centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Homosalate, Dibutyl Adipate, Niacinamide, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Cyclopentasiloxane, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Polysilicone-15, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Pinus Pinaster Bark Extract, Ceramide NP, Centella Asiatica Extract, Glycerin, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Ceteth-10, Hydrogenated Lecithin, Decyl Glucoside, Propanediol, Tocopherol, Astaxanthin, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Adenosine, Xanthan Gum, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Tromethamine, Carbomer, Propylene Glycol, Ethylhexylglycerin

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

ISNTREE Hyaluronic Acid Watery Sun Gel SPF 50+ PA++++

1,500 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI