I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask është maskë pëlhure “Sheet Mask” e formuluar me ekstrakt lulesh Calendula officinalis e quajtur ndryshe marigold, me prejardhje nga Azia. Një bimë, e cila përmban sasi të madhe përbërësish anti-inflamatorë si karotenoidet, flavonoidet dhe luteinën, të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës me tendencë akneike. Filtrat e fermentuar të Galactomyces, me origjinë nga majaja, në bashkëveprim me glutathion, do të ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës shëndetshme dhe të rinovuar. Përveç kësaj, ata kontribuojnë në stimulimin e rigjenerimit qelizor dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrudhave, duke siguruar një pamje më të re dhe lëkurë të hidratuar. Nga ana tjetër, përbërja me 2% niacinamide mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë akneike dhe skuqje.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*1 copë
*24ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt lulesh Calendula officinalis, Filtrat e fermentuar të Galactomyces, glutathion, 2% niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Flower Extract (Calendula Flower Extract) (20 Ppm), Betaine, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Glucoside, Caprylyl Glycol, Arginine, Carbomer, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Jojoba Esters, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Galactomyces Ferment Filtrate, Gardenia Florida Fruit Extract, Pvm/Ma Copolymer, Glucose, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Lecithin, Tocopherol, Polyglyceryl-4 Caprate, Dextrin, Stearic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus Ferment, Stellaria Media (Chickweed) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Glutathione, Disodium Edta, Fragrance
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.