-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
🔥 -70% ULJE + DHURATA
🎁 Produkt falas për blerje mbi 6,000 Lek
🧖♀️ Sheet mask falas në çdo porosi
⏳ Stok i limituar
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
COSRX Propolis Honey Overnight Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 15 dhe Tetor 16.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
COSRX Propolis Honey Overnight Mask është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, që përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Në mëngjes do të zgjoheni me një lëkurë të butë, të pastër dhe plot hidratim, falë përmbajtjes me 87% ekstrakt propolis, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në shërimin e lëkurës së dëmtuar nga sensitiviteti apo aknet. Ndërsa dylli natyral i bletës, është një përbërës terapeutik për lëkurën, që ndihmon në hidratimin e thellë të saj. Nga ana tjetër allantoine, panthenol, adenosine dhe ekstraktet e tjera bimore i ofrojnë lëkurës qetësim dhe butësi, teksa ju flini. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht.
*60ml
1. Si maskë gjumi: Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë.
2. Si maskë me shpëlarje: Pasi të keni pastruar lëkurën aplikoni në fytyrë një sasi të konsiderueshme dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë.
3. Si krem hidratues në mëngjes: Përdoreni në fund të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës, dhe më pas vazhdoni me aplikimin e SPF-së.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolis, ekstrakt nga mjalti, allantoine, panthenol, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Honey Extract, Royal Jelly Extract, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Allantoin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Beeswax
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE