BENTON Goodbye Redness Centella Cica Spot Cream është një trajtim topik i formuluar me përbërës me efekt qetësues për lëkurën. Është i formuluar me 42% centella asiatica, e cila njihet për efektet e saj mrekullibërëse në lëkurë, në qetësimin e irritimeve, skuqjes, të shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Përmban gjithashtu 10% pudër calamine, që ndihmon në balancimin e lagështisë dhe sebumit në lëkurë. Gjithashtu përmban ekstrakt nga bima e pemës së çajit dhe të mentes, për t’i ofruar lëkurës hidratim dhe për të qetësuar skuqjen në të. I përshatshëm për lëkurën sensitive, me tendencë akneike, të irrituar dhe me skuqje në të, si edhe për rosacean.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*15gr
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën.
Përberësit “magjik”
centella asiatica, maddecassiode, caj jeshil, ekstrakt mente, calamine rozë
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Aqua (Water), Calamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Cetearyl Olivate, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Dipotassium Glycyrrhizate, Propanediol, Houttuynia Cordata Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Oleanolic Acid, Glyceryl Caprylate, Lauryl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Myristyl Alcohol, Xanthan Gum, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Butylene Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Avensis Leaf Oil, Hydrogenated Phosphatidy/choline, Sodium Gluconate,1,2-Hexanediol, Sucrose Stearate
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).