Thuajini lamtumirë skuqjes dhe sensitivitetit në lëkurë falë larësit në formë pudre BENTON Goodbye Redness Centella Cica Powder Wash. I formuluar me pluhur nga gjethja e bimës centella asiatica, calamine dhe acid hialuronik, bën të mundur hidratimin dhe zbutjen e lëkurës së irrituar dhe asaj të ndjeshme. Nga ana tjetër kripa e detit dhe 2 lloje enzimash të perimeve (Protease, Bromelain) ndihmojnë në pastrimin e butë e të thellë të papastërtive dhe qelizave të vdekura, të cilat janë arsyeja e skuqjes në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me tendencë skuqjeje, mikse dhe gjendje rosacea.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*80gr
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
pluhur nga gjethja e bimës centella asiatica, calamine, kripë deti, acid hialuronik, 2 lloje enzimë e perimeve (Protease, Bromelain)
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Coconut Fatty Acid, Sodium Isethionate, Aqua (Water), Sodium Bicarbonate, Zea Mays (Corn) Starch, Calamine, Houttuynia cordata Extract, Laminaria Japonica Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Polyacrylate, Sucrose, Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Leaf/Stem Powder, Protease, Bromelain, Sea Salt, Glycerin, Hydrogenated Phosphatidylcholine, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcoho
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).