Nëse dëshironi të keni një lëkurë rinore dhe të hidratuar BENTON Deep Green Tea Toner është zgjidhja perfekte për ju! Toneri është pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. I formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenol, vitamina, ,minerale dhe gjithashtu një kompleks vajrash esencial nga gjethet, farat, dhe rrënjët e tij. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin dhe freskimin e lekurës së irrituar. Ky toner përmban edhe përbërës shumë miqësor me lëkurën, si: centella asiatica, houttuynia cordata si dhe ekstrakte të lëvores së shelgut, dhe acid hialuronik, që ndihmon në hidratim të thellë. Konsistenca e tij është e lehtë, duke e bërë të përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
53% ujë nga gjethja e çajit jeshil, kompleks çaji jeshil (ekstratet e çajit të gjelbër, fara & rrënja), acid hialuronik, centella asiatica, houttuynia cordata, ekstrakte të lëvores së shelgut
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Betaine
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).