Jeni duke përdorur çdo ditë larës fytyre dhe sërish vazhdojnë të shfaqen akne? Vuani nga aknet hormonale, aknet e shkaktuara nga stresi, aknet nga sebumi i tepërt dhe i qelizave të vdekura apo aknet nga mospastrimi i mirë i poreve dhe lëkurës në tërësi? Fakti është se kujdesi i mirë i lëkurës, fillon me pastrimin sa më të mirë të saj, ndaj nëse keni ndonjë nga problematikat e sipërpërmendura, ka ardhur koha të shikoni larësin e fytyrës që po përdorni. BENTON AC BHA Foam Cleansing, i sapo formuluar edhe dalë në treg, krijon një shkumë të butë në kontakt me ujin, por ofron pastrim shumë të thellë të lëkurës! Por, çfarë e bën të veçantë këtë larës? BENTON AC BHA Foam Cleansing pastron thellësisht sebumin, qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbetjet në pore, duke e lënë lëkurën të pastër dhe më e rëndësishmja, të hidratuar! Ky larës përmban 4 lloje të përbërësve aktiv, si: acid salicilik (BHA), i cili butësisht ofron eksfolim pasi depërton në shtresat e lëkurës; acid glikolik (AHA), i cili eksfolion sipërfaqen e saj; PHA, i cili kujdeset për vendosjen e ekuilibrit të duhur midis yndyrës-hidratimit të nevojshëm; LHA, i cili shpërbën qelizat e vdekura të lëkurës të tretshme në sebum. Edhe pse përmban 4 lloje acidesh, nuk është aspak irritues dhe ka pH shumë të ulët 5.5. Por formulimi i veçantë i tij nuk përfundon këtu! Ky larës përmban Biome, një përbërës i fermentuar (Lactococcus Ferment Lisate), i cili ofron shëndet të lëkurës në pamjen e jashtme. Ndërsa kompleksi i fermentuar 7-CICA dhe ekstrakti i bimës Houttuynia Cordata, kujdesen për hidratimin dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. 4 ekstrakte të ndryshme bimore kujdesen për tkurrjen e poreve dhe mbajtjen në kontroll të sebumit, ndërsa vaji i pemës së çajit dhe i rozmarinës ofron qetësim të menjërshëm. Për hidratimin e thellë të lëkurës do të kujdeset acidi hialuronik me formulim të trefishtë, falë peshës së ndryshme molekulare, të cilat arrijnë të depërtojnë në të gjitha shtresat. Ky larës përshtatet për personat që:
- dëshirojnë t'i adresohen trajtimit të akneve;
- janë në moshën e adoleshencës dhe kanë mbiprodhim të sebumit;
- kërkojnë një eksfolim të butë të lëkurës;
- kanë akne & lëkurë sensitive

Ky larës pastron gjithashtu makeup-in tuaj, por do t'ju sugjeronim që në fillim të përdorni një larës vajor, ose një pastrues për buzët dhe sytë, si: ETUDE HOUSE Lip & Eye Remover dhe më pas larësin ujor.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*120ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

AHA, BHA, PHA, LHA, ekstrakt i bimës Houttuynia Cordata, acid hialuronik, ekstrakt i pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

AHA, BHA, PHA LHA, Houttuynia Cordata Extract, Fermented 7-CICA complex, Biome, Triple Hyaluronic Acid, 4 Botanical Complex Extract

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON AC BHA Foam Cleansing

1,700 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI