Nëse jeni duke luftuar me aknet aktive, shenjat e lëna pas akneve, hiperpigmentimin, prodhimin e tepërt të sebumit dhe poret e zgjeruara, ANUA Peach 77% Niacin Essence Toner është një zgjedhje e përkryer për rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për lëkurën. Ky toner përmban 77% ekstrakt Prunus Persica (pjeshkë), dhe i jep lëkurës një shkëlqim dhe një ndjesi të butë e të freskët që zgjat. Përbërës të tjerë të rëndësishëm si panthenol dhe keramide ofrojnë hidratim intensiv dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë. Ndërsa, kompleksi Peach Melting Peel™️ ndihmon në eksfolimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke përmirësuar teksturën dhe tonalitetin e saj. Nga ana tjetër, formulimi i këtij toneri me alpha-arbutin, niacinamide dhe vitaminë C mundëson tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Ky toner ka konsistencë të lehtë dhe është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe mikse.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*250ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
7% ekstrakt Prunus Persica (pjeshkë), Peach Melting Peel™️, alpha-arbutin, niacinamide, vitaminë C, panthenol, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract (77%), 2,3-Butanediol, Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Methylpropanediol, Streptococcus Thermophilus Ferment, Pyrus Malus (Apple) Juice, Bifida Ferment Lysate, Bacillus Ferment, Phellinus Linteus Extract, Xylose, Galactomyces Ferment Filtrate, Alpha-Arbutin, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Vegetable Protein, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Squalane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Stearate, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ceramide NP, Allantoin, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, Sodium Stearoyl Glutamate, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Betaine Salicylate, Ascorbic Acid, Maltodextrin, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Xanthan Gum, Fragrance
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.