ANUA Birch Moisture Boosting Pad është produkti i duhur për qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Ky produkt unik përmban ekstraktin e thuprës, e njohur si "mbretëresha e pyllit", e cila ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formulimi i tij ashtu si e gjithë linja, përmban gjithashtu panthenol dhe dhjetë lloje të acidit hialuronik, kombinim i cili ndihmon në sigurimin e një hidratimi të thellë dhe afatgjatë, duke forcuar njëkohësishte edhe barrierën mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi inovativ ABC™️, i cili përmban Allantoin, Betainë dhe ekstrakt kastraveci, ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën sensitive dhe të irrituar. Të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, gjithashtu për lëkurëme tendencë akneike dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea/160ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt thuprë, panthenol, dhjetë lloje të acidit hialuronik, kompleks ABC
Lista e plotë e përbërësve
Water, Betula Platyphylla Japonica Juice 70,000ppm, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Allantoin, Betaine, Cucumis Sativus Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris Flower/Leaf Extract, Propanediol, Oenothera Biennis Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Gluconolactone, Chlorella Vulgaris Extract, Melia Azadirachta Branch/Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa Root Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Glucose, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Fructooligosaccharides, Fructose, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Caprylate, Pentylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Sodium Citrate, Cyanocobalamin, Tocopherol, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.