Kjo maskë është krijuar posaçërisht për të ofruar qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj sensitive, falë formulimit me ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), ndihmon në qetësimin e irritimeve, balancimin e sebumit të tepër dhe lagështisë. Nga ana tjetër, kjo maskë përmban ceramid gjalpi dhe pantenol për të ndihmur në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë. E përshtatshme me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive dhe të thatë. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*25ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), ceramid gjalpi dhe pantenol 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Panthenol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phytosphingosine, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract (1,000ppm), 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hydrogenated Vegetable Oil, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Arginine, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Sodium Phytate

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Heartleaf Cream Mask Night Solution

350 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI