

COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
Pastrues fytyre ujor
Larës ujor, ideal për të nisur ditën duke e pastruar lëkurën nga çdo papastërti e sebum i tepërt i krijuar gjatë natës. I formuluar me pH të ulët, i ngjashëm me pH natyral të lëkurës, për të mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj. Vaji esencial “magjik” i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil), ka efekt anti-bakterial, dhe acidi natyral BHA (acid salicilik), depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Ky larës është i përshtatshëm jo vetëm për në mëngjes, por edhe si pastrues i dytë në mbrëmje, pas atij vajor.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment Saccharomyces (Maja), ekstrakt i gjethes të bimës Cryptomeria Japonica, vaji esencial i gjethes së Pemës së Çajit (Tea Tree)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanedil, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.


NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++
NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++
Formulimi më i ri i kremit mbrojtës ndaj diellit e përmirëson formulën e tij dhe vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Sunscreen vjen në kremin e ri, i emëruar NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++. Ky i fundit përmban filtra mbrojtës SPF kimik dhe 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore me efekt hidratues trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avogado, baobab pure slane, yarrw, arnica montana, mud mushroom, ekstrakt rrënje coptis schinensis për t'i ofruar lëkurës hidratim dhe mbrojtje kur ekspozohet në diell. Gjithashtu përmban 6 përbërës me efekt qetësues si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, frut acai palm, ekstrakt nga lulja Hibiscus, dhe 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës. Siç e thotë dhe vetë emri i tij "Airy" ka formulim të lehtë dhe shumë freskues për lëkurën si një ajër i freskët! Përthithet lehtësisht nga lëkura pa e rënduar dhe pa lënë njollë të bardhë. Gjithashtu ka një funksion reduktimi të sebumit që prodhohet gjatë ditës.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për ato shumë të yndyrshme!
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
filtra kimik, 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore: trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avogado, baobab pure slane, yarrw, arnica montana, mud mushroom, ekstrakt rrënje coptis schinensis
Lista e plotë e përbërësve
Water, Octocrylene, Homosalate, Isododecane, Dipropylene Glycol, Silica, Avobenzone, 1,2-Hexanediol, Octyldodeceth-16, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Eugenia Caryophyllus (Clove) Leaf Oil, Cinnamomum Camphora (Camphor) Bark Oil, Maltodextrin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Glycerin, Rosa Damascena Extract, Lippia Citriodora Leaf Extract, Adansonia Digitata Leaf Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Achillea Millefolium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Phellinus Linteus Extract, Sodium Hyaluronate, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Beta-Glucan, Citral, Citronellol, Limonene, Geraniol, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
Zbuloni fuqinë e rigjenerimit të lëkurës me ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum. I formuluar me 0.3% retinol, ky serum ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me 5% niacinamide i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Ndërsa kompleksi i fuqishëm me nëntë peptide, si Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester (relakson muskujt mimikë) apo Copper Tripeptide-1 (stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës), redukton rrudhat dhe rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të rigjallëruar. Gjithashtu, formulimi i këtij serumi është i pasuruar me gjashtë lloje keramide, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruajnë hidratimin optimal duke parandaluar tharjen apo irritimin në lëkurë. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që dëshirojnë të nisni njëpërqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të retinolit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.3% retinol, 5% niacinamide, peptide, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycereth-26, Niacinamide (5%), Malus Domestica Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Diospyros Kaki Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Potentilla Anserina Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Artemisia Capillaris Flower Extract, Arnica Montana Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Sodium Hyaluronate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Carapa Guianensis Seed Oil, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Tocopherol, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Polysorbate 20, Retinol (0.11%), Ceramide NP, Pentylene Glycol, Carbomer, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Squalane, Panthenol, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, BHT, Oleic Acid, Dipropylene Glycol, BHA, Allantoin, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Sorbitan Laurate, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecanol, Phytosterols, Madecassoside, Ceramide AS, Ceramide AP, Capryloyl Salicylic Acid, Cholesterol, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Ceramide NS, Ceramide NG, Caprylyl Glycol, Guaiazulene, Sucrose Distearate, Nonapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Hexapeptide-9, Ceramide EOP
Marka

TIRTIR Milk Skin Toner Light
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perTIRTIR Milk Skin Toner Light
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perTIRTIR Milk Skin Toner Light është zgjidhja e përsosur për të gjitha llojet e lëkurave që kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin e tyre. Ky toner i avancuar është i pasur me kompleksin inovativ MultiEx BSAM Plus, i cili përmban shtatë përbërës me bazë bimore (Centella, Çaj, Kamomil, Lakricë, Rozmarin, Kapakllakë dhe Luledroge japoneze) të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Ky toner përmban gjithashtu 4% niacinamide, përbërës i cili balancon prodhimin e sebumit të tepërt, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të pastër. Ndërkohë, ekstrakti i krundeve të orizit ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. Ky toner është ideal për ata që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës, të luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si dhe të zbehin shenjat post-akne. Ky version ka konsistencë të lehtë dhe është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe mikse.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
MultiEx BSAM Plus (Centella, Çaj, Kamomil, Lakricë, Rozmarin, Kapakllakë dhe Luledroge japoneze), 4% niacinamide, ekstrakti i krundeve të orizit, ceramidet
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Anthemis Nobilis Flower Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Styrene/VP Copolymer, Panthenol, Allantoin, Betaine, Sodium PCA, Adenosine, Disodium EDTA, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Arginine, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Alchemilla Vulgaris Extract, Amaranthus Caudatus Extract, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Veronica Officinalis Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Beta-Glucan, Laminaria Japonica Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Ceramide NP, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.

NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum është një formulë inovative e cila kombinon fuqinë e 5% vitaminës C të pastër me përbërës të tjerë të fuqishëm për të siguruar një trajtim intensiv ndaj shenjave të akneve, hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe lëkurës së dehidratuar. Vitamina C është një antioksidant i njohur për mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe duke ndihmuar në ndriçimin e tonit të lëkurës. Për më tepër, vitamina C nxit sintezën e kolagjenit, një komponent thelbësor për elasticitetin dhe forcimin e lëkurës, duke minimizuar dukshmërinë e vijave të imëta dhe rrudhave. Kombinimi me Glutathion, një tjetër antioksidant i fuqishëm, përforcon veprimin e serumit duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe duke rritur vitalitetin e lëkurës, për t'i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm. Formula e këtij serumi është krijuar për të qenë e lehtë në teksturë, duke u absorbuar shpejt në lëkurë pa lënë ndjesi të yndyrshme, duke e bërë atë të përshtatshme për përdorim të përditshëm në çdo rutinë të kujdesit të lëkurës. Ky serum përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% vitaminë C, Glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Vaccinium Vitis-Idaea Fruit Extract, Butylene Glycol, Niacinamide, Panthenol, Tranexamic Acid, Water, 1,2-Hexanediol, Neopentyl Glycol Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitol, Bifida Ferment Lysate, Chondrus Crispus Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Alpha-Arbutin, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (TurmericJRoot Extract, Corallina Officinalis Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Pentylene Glycol, Glycerin, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bisabolol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Glutathione, Ceramide NP, Beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Ubiquinone, Thioctic Acid, Potassium Hydroxide, Behenyl Alcohol, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.