ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad përmban 70 tamponë të zhytur në esencën e tonerit po të njëjtës linjë, i cili është formuluar për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto tamponë përmbajnë ekstraktin e licoricës,i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, licorica luan një rol kyç në zbehjen e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës tuaj një ngjyrë më të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Formula e pasuruar me Aloe Vera dhe ekstrakt bambuje ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rigjeneruar dhe freskuar lëkurën. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të ndihet më e qetë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral që reflekton shëndet dhe bukuri.
*70tamponë/160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt licoricë, aloe vera, ekstrat bambuje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Rheum Palmatum Root Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Rosa Hybrid Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract
Marka
ACWELL është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që kombinon traditat e mjekësisë koreane me teknologjinë moderne për të krijuar produkte efektive dhe të natyrshme. Duke përdorur përbërës natyralë dhe bimorë, si ujë arrë dhe ekstrakte bimësh të ndryshme, ACWELL synon të përmirësojë shëndetin dhe balancimin e lëkurës. Një nga produktet e tyre më të njohura është Licorice pH Balancing Cleansing Toner (pjesë tashmë e koleksionit KORAL SECRETS), i cili njihet për vetitë e tij të ndriçimit dhe balancimit të pH-së.
VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.5%
VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.5%
Nëse keni përdorur VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.3% dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një përqindje më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. I formuluar me 0.5% Hydroxypinacolone Retinoate (HPR) – një derivat i përparuar i retinoidit që përfaqëson 99% retinol të pastër, ky produkt është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rezultate të dukshme pa irritime, madje edhe në lëkurat më të ndjeshme. Studimet tregojnë se HPR ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, si dhe në reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla. Për më tepër, formula është e pasuruar me kompleksin ekskluziv Reti-A™, një përzierje e fuqishme e Bakuchiolit si dhe Polifenol dhe Beta-karoten, antioksidantë të fortë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Një tjetër veçanti e kësaj esence është përmvajtja e kompleksit të patentuar CICAHYALON™, i cili bashkon vetitë qetësuese të Centella Asiatica me fuqinë hidratuese të tre llojeve të Acidit Hyaluronik. Ky kompleks ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë, ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe e lë atë të butë, të freskët dhe elastike. E përshtatshme për çdo tip lëkure, përfshirë edhe atë sensitive.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
Sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.5% të Hydroxypinacolone Retinoate (HPR), Reti-A™, CICAHYALON™.
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Dimethyl Isocarbide, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hydrogenated Vegetable Oil, Behenyl Alcohol, Dimethicone, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Betaine, Hydroxypinacolone Retinoate, Carbomer, Tromethamine, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Polyisobutene, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Moringa Oleifera Seed Extract, Gluconolactone, Bakuchiol, Capryloyl Salicylic Acid, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Ceramide Np, Retinol, Bht, Propolis Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Baha, Disodium Edta, Parfum
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum është një formulë e menduar me kujdes që kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin, trajtimin antibakterial dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Ky serum vjen si një zgjidhje ideale për të gjithë ata që përballen me akne, yndyrë të tepërt dhe pore të bllokuara, duke ofruar një veprim të shumëfishtë që pastron, trajton dhe balancon lëkurën në të njëjtën kohë. Përbërësi kryesor, Acidi Salicilik (BHA), vepron duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke depërtuar thellë në pore, çka ndihmon në reduktimin e akneve dhe parandalimin e formimit të tyre në të ardhmen. Formula është e pasuruar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, Tea Tree Oil ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë akne, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil si një antioksidant i fuqishëm, mbron dhe qetëson lëkurën nga irritimet. Për një efekt më të plotë, Licorice Root Extract ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Guaiazulene redukton skuqjen dhe ndjeshmërinë, duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Konsistenca e tij është e lehtë, ujore dhe jo ngjitëse; përthithet shpejt dhe lë pas një ndjesi freskie dhe pastërtie, pa e rënduar lëkurën. Ky serum sugjerohet veçanërisht për lëkurë me akne, të yndyrshme apo mikse.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Salicilik (BHA), Centella Asiatica, Tea Tree Oil, Ekstrakti i çajit jeshil, Ekstrakti i rrënjës së likoricës, Guaiazulene
Lista e plotë e përbërësve
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.7%
VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.7%
Nëse keni përdorur VT COSMETICS Cica Reti-A Essence 0.5% dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një përqindje më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. I formuluar me 0.7% Hydroxypinacolone Retinoate (HPR) – një derivat i përparuar i retinoidit që përfaqëson 99% retinol të pastër, ky produkt është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rezultate të dukshme pa irritime, madje edhe në lëkurat më të ndjeshme. Studimet tregojnë se HPR ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, si dhe në reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla. Për më tepër, formula është e pasuruar me kompleksin ekskluziv Reti-A™, një përzierje e fuqishme e Bakuchiolit si dhe Polifenol dhe Beta-karoten, antioksidantë të fortë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Një tjetër veçanti e kësaj esence është përmvajtja e kompleksit të patentuar CICAHYALON™, i cili bashkon vetitë qetësuese të Centella Asiatica me fuqinë hidratuese të tre llojeve të Acidit Hyaluronik. Ky kompleks ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë, ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe e lë atë të butë, të freskët dhe elastike. E përshtatshme për çdo tip lëkure, përfshirë edhe atë sensitive.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
Sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.7% të Hydroxypinacolone Retinoate (HPR), Reti-A™, CICAHYALON™.

Shfaq 22/22