Serumi më i fundit i prodhuar nga marka e famshme NEOGEN sapo ka mbërritur në KORAL SECRETS, dhe nuk mund të ishim më shumë të emocionuar! NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum, është alternativa dhe madje zgjidhja më efektive se retinoli. Përbërësi që e zevëndëson më së miri është Bakuchiol, (një përbërës natyral antiage), ai zotëron të gjithë benefitet e retinolit, por jo efektet anësore të tij. Sepse ky përbërës nuk shkakton më të voglin irritim! Gjithashtu, përmbajtja me përbërësin e patentuar: "Lupine Peptide", "Collagen Boosting Peptide" dhe "Hydrolyzed Lupine Protein", nxisin prodhimin e duhur të kolagjenit në lëkurë, duke i ofruar kësaj të fundit elasticitet dhe tërhëqje të menjëhershme të vijave të holla dhe rrudhave. Serumi gjithashtu përmban vitaminë C dhe E, për t'i ofruar lëkurës njëtrajtësim të tonit dhe hidratim të thellë. Nga ana tjetër ekstrakti bimor Guaiazulene, vaji esencial i livandos, ekstrakti nga gjethja aloe vera, vaji i gjethes së pemës së çajit jeshil dhe ekstrakti i patëllxhani, qetësojnë lëkurën e irrituar, duke forcuar barrierën e saj mbrojtëse. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

përbërësi i patentuar "Luptin Peptide", përbërësi i patentuar "Collagen Boosting Peptide", përbërësi i patentuar "Hydrolyzed Lupine Protein"

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycereth-26, Diglycerin, Caprylic/Capric Pal,itoyl Tripeptide-5, lupinus albus Seed Extract, Triglyceride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Polyglycerin-3, Gardenia Florida Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Bakuchiol (100PM), Aloe Barbadensis Leaf Extract, Squalane, Sodium Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Dextrin, Cyanocobalamin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Guaiazulene, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbic Acid, Tocopheryl Acetate, Hydrolyzed Lupine Protein, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lupinus Albus Seed Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonele.

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

2,500 ALL 5,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI