SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule - Pjesë e Koleksionit të Ri “Koral Secrets” nga marka e njohur koreane SKIN1004 është e formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica. Falë këtij përbërësi magjik, ky serum ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. I pasur me anti-oksidantë dhe veti anti-inflamatore formulimi i tij i thjeshtë me shumë pak ingridientë, e bën atë të përshtatshëm jo vetëm për ata që kanë lëkurë sensitive por për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*55ml/100ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt centela asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
MIZON Cica Aloe 96 Soothing Gel Cream
900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Cica Aloe 96 Soothing Gel Cream
900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Cica Aloe 96 Soothing Gel Cream, është një xhel hidratues multi-funksional i cili mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës. Me një formulë 96% natyrale, ky krem përmban aloe vera dhe centella asiatica për të ndihmuar në rigjenerimin natyral të lëkurës. Mund të aplikohet për të freskuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën pa lënë asnjë mbetje apo ndjesi ngjitëse. Kjo formulë jo kaq e lehtë, ofron një ndjesi qetësuese për lëkurë nga: djegiet e vogla nga dielli, acarimin e lëkurës, pickimin e insekteve si edhe gërvishtjet e vogla. Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*300g
Përdorimi
Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
aloe vera dhe centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, 1,2-Hexadeniol, Carbomer, Sodium Benzoate, Sodium Hydroxide, Betaine, Aloe Barbadensis Leaf Extract (96%), Desodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
I'M FROM Rice Sunscreen SPF50+ PA++++
I'M FROM Rice Sunscreen SPF50+ PA++++
I'M FROM Rice Suncream është pjesë e linjës me ekstrakt të kokrrizave të orizit e markës I'M FROM! Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Nga vetë emërtimi përbërësi kryesor i tij është 41% ekstrakte orizi Goami nga Yeoju, Koreja e Jugut, i cili i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Formulimi i tij me oksid jo-nano zinku ndihmon në bllokimin e depërtimit të rrezeve UVA ashtu edhe UVB në lëkurë. Një krem kundër diellit që jo vetëm mbron lëkurën nga rrezet, por në të njëjtën kohë ka edhe efekte të shkëlqyera dhe në qetësimin e lëkurës së irrituar nga rrezatimi UV. Ka një strukturë të plotë dhe të mëndafshtë i cili aplikohet dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa e rënduar dhe pa lënë njollë të bardhë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
41% ekstrakte orizi
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Extract, Zinc Oxide, Cyclohexasiloxane, Butyloctyl Salicylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Isododecane, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Methyl Trimethicone, Caprylyl Methicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Water, Polymethylsilsesquioxane, Sodium Hyaluronate, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Fragrance
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit që të mos e yndyrosë lëkurën, dhe në fund të ketë efekt hidratues atëherë BENTON Air Fit UV defense Sun Cream SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica, panthenol, dhe dipotassium glycyrrhizate, ushqen thellësisht lëkurën, duke forcuar barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Nga ana tjetër niacinamidet dhe tochopheroli ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihuar në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjat e moshës dhe kujdesin ndaj poreve, duke mos i bllokuar aspak këto të fundit. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Kremi mbrojtës ndaj diellit është certifikuar nga një organizatë europiane e njohur për testimet klinike. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet! Përmban teknologji të ajrimit, duke mos krijuar aspak ndjesi ngjitjeje dhe rëndese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakt të bimës centella asiatica, panthenol, tochopherol, niacinamide, dipotassium glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Tromethamine, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Xanthan Gum, Butyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad është një toner eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik, pjesë e linjës Calming Cicatree Line. Ky eksfoliues i adresohet akneve me inflamacion dhe lëkurës sensitive, falë përmbajtjes me CICA (5 komponentë të bimës centella asiatica) që njihet për vetitë e saj në qetësimin e irritimeve të lëkurës. Esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh për t'a mbajtur të hidratuar lëkurën dhe gjithashtu e gjithë formula e saj ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Një përbërës i 2-të kryesor i këtij eksfoliuesi është ekstrakti nga gjethja e pemës së çajit, medikamenti numër 1 që kuron intensivisht aknet. Ndërsa efektin e tij eksfoliues e ofrojnë acidet jo-irritues PHA (poly hydroxy acids) dhe LHA (lipo hydroxy acid), që ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura dhe papastërtive që bllokojnë poret. Eksfoliuesi ka nivel pH të butë 5.83, duke e bërë të përshtatshme edhe me lëkurën sensitive.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral.
*90 tamponë pambuku/ 150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA (5 komponentë nga bima centella asiatica), 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh, ekstrakt nga gjethja e pemës së çajit, PHA, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract(10,000ppm), Betaine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Panthenol, Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Asiaticoside(36ppm), Madecassic Acid(32ppm), Asiatic Acid(32ppm), Guaiazulene, Niacinamide, Adenosine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside(10ppb), Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Pentylene Glycol, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Glucose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, LinaloolPowerful soothing effects
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Cleansing Foam
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor.
NEOGEN Calming Cicatree Micelarr Cleansing Foam është i formuluar me teknologjinë "micellar" siguron pastrim të lëkurës nga mbetjet e makeup-it dhe radikalet e lira. Gjithashtu larësi përmban kompleksin CICA (ekstrakte të bimës centella asiatica) dhe vajin e gjetheve të pemës së çajit, i cili qetëson lëkurën e irrituar duke e lënë këtë të fundit të hidratuar. Ka një ngjyrë karakteristike rozë për të krijuar shkumë të plotë pastruese. Ndihmon lëkurën të balancojë nivelin optimat të pH, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj me një shtresë hidratimi, falë përmbajtjes me panthenol dhe 8 lloje të acidit hialuronik. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë të thatë, sensitive dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificale.
*200ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakte të bimës centella asiatica, vaji i gjetheve të pemës së çajit, panthenol, 8 lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Potassium Cocoyl Glycinate, Lauramidopropyl Betaine, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Acrylates Copolymer, Citric Acid, Sodium Chloride, Potassium Cocoate, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Panthenol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Dipotassium Glycyrrhizate, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Arginine, Cyanocobalamin, Aspartic Acid, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, PCA, Xanthan Gum, Glycine, Alanine, Gluconolactone, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Serine, Valine, Isoleucine, Threonine, Proline, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Phenylalanine, Histidine, Artemisia Vulgaris Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Acorus Calamus Root Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Ceramide NP, Glucose, Hydrogenated Lecithin, Phospholipids, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cholesterol, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Phytosterols, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
I'M FROM Mugwort Essence
I'M FROM Mugwort Essence
Trendi i viteve të fundit në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Sigurisht nuk mund të mungonte një produkt me një përbërës kaq të fuqishëm edhe në Koral Secrets.
I'M FROM Mugwort Essence është zgjedhja jonë për ju, falë përbërësit të tij të vetëm dhe të pastër me 100% ekstrakt të bimës Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Veçoria tjetër e këtij produkti është se përshtatet me të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës si psh.: lëkura me sensitivitet të lartë dhe me inflamacion; lëkura me tëndencë akneike; lëkura e thatë; lëkura në moshë.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.
*160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract 100%
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shfaq 25/25

