-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser është një larës ujor për fytyrën jashtëzakonisht i butë dhe intensivisht hidratues, i krijuar për përdorim të përditshëm. I formuluar nga ANUA, ky larës pastron lëkurën në mënyrë efektive pa e tharë dhe pa shkaktuar irritim. Formula e tij e avancuar përmban 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në disa nivele të lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e shtrëngimit apo tërheqjes pas larjes. Tekstura e lehtë xhel shndërrohet në një shkumë të butë dhe delikate, e cila largon papastërtitë, yndyrën dhe mbetjet e makeup-it, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të butë. Falë pH-së së balancuar dhe formulës së tij të kujdesshme, ky larës është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të ndjeshme, normale dhe të dehidratuar. Pas çdo përdorimi, lëkura mbetet e freskët, e hidratuar dhe e qetësuar, gati për hapat e mëtejshëm të rutinës së kujdesit të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8 lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Betaine, Sodium Cocoyl Alaninate, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (10ppm), Squalane, Ectoin, Citric Acid, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Butylene Glycol, Hyaluronic Acid (2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (2ppb), Sodium Hyaluronate (1ppb), Potassium Hyaluronate (1ppb), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (0.8ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (0.8ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate (0.4ppb)
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
CELIMAX Dual Barrier Mild Gel Cleanser
CELIMAX Dual Barrier Mild Gel Cleanser
CELIMAX Dual Barrier Mild Gel Cleanser është një pastrues fytyre me formulë të butë në trajtë xheli që largon papastërtitë, sebumin dhe mbetjet e SPF apo makeup-it, pa krijuar ndjesi tharjeje apo tërheqje pas larjes. I formuluar posaçërisht për lëkurë sensitive, të thatë apo të dehidratuar, ky larës ndihmon në ruajtjen e balancës natyrale të hidratimit dhe qetësimit të lëkurës. Formula përmban kompleksin Dual Barrier me Ceramide NP dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në forcimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, ndërsa Acidi Hialuronik ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe elasticitetit. Shkuma e lehtë dhe pH i ulët e bëjnë ideal për përdorim të përditshëm, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe të balancuar pa irritim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, Panthenol, Acidi Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, Glycerin, Sodium Chloride, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Ceramide NP, Ceramide NS, Ascorbic Acid, Phytosphingosine, Myrothamnus Flabellifolia Leaf/Stem Extract, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Propanediol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Hexylene Glycol, Cholesterol, Citric Acid, Betaine, Sodium Citrate
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
Shfaq 20/20
Related blog posts
RETINOL VS RETINAL: CILI ËSHTË NDRYSHIMI DHE CILI ËSHTË MË POTENT?
Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

