-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Red Succinic Acid Peeling Pad
2,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 11 dhe Maj 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDICUBE Red Succinic Acid Peeling Pad është i krijuar posaçërisht për të kontrolluar shpërthimet akneike, sebumin e tepërt, tkurrjen e poreve dhe për të përshpejtuar procesin natyral të rigjenerimit qelizor. I formuluar me kujdes me 5% acid succinik dhe 2% niacinamide, ky produkt ofron një pastrim të thellë dhe efektiv, duke ndihmuar në reduktimin e pikave të zeza, të bardha dhe papastërtive që bllokojnë poret. Veprimi eksfoliues është i butë, por efikas, duke larguar në mënyrë të sigurt qelizat e vdekura dhe duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe një tonalitet më të njëtrajtshëm. Formula është e pasur gjithashtu me panthenol, përbërës i cili ofron hidratim të menjëhershëm dhe ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë apo irritimit. Çdo tampon në paketim vjen me dy anë funksionale: njëra me sipërfaqe të ashpër për t'i ofruar lëkurës eksfolim dhe tjetra më e lëmuar për të përfunduar trajtimin me një pastrim të butë dhe qetësues. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit "magjik"
5% acid succinik, 2% niacinamide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Alcohol, Panthenol, Succinic Acid, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglycerin-3, Tromethamine, Allantoin, Salicylic Acid, Vinyl Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Coptis Japonica Root Extract, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Hydrogenated Lecithin, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Protease, Juniperus Virginiana Oil, Lavandula Hybrida Oil, Elettaria Cardamomum Seed Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Seed Extract, Crocus Sativus Flower Extract, Coriandrum Sativum (Coriander) Extract, Tocopherol
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
2,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE