

COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
Pastrues fytyre ujor
Larës ujor, ideal për të nisur ditën duke e pastruar lëkurën nga çdo papastërti e sebum i tepërt i krijuar gjatë natës. I formuluar me pH të ulët, i ngjashëm me pH natyral të lëkurës, për të mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj. Vaji esencial “magjik” i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil), ka efekt anti-bakterial, dhe acidi natyral BHA (acid salicilik), depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Ky larës është i përshtatshëm jo vetëm për në mëngjes, por edhe si pastrues i dytë në mbrëmje, pas atij vajor.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment Saccharomyces (Maja), ekstrakt i gjethes të bimës Cryptomeria Japonica, vaji esencial i gjethes së Pemës së Çajit (Tea Tree)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanedil, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

NEOGEN DERMALOGY Lemon Bright PHA Gauze Peeling
NEOGEN DERMALOGY Lemon Bright PHA Gauze Peeling
NEOGEN DERMALOGY Lemon Bright PHA Gauze Peeling është formulimi i ri dhe i përmirësuar i Bio Peel Gauze Peeling Lemon. Është një eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik. Përmban 30 tamponë të njomur në eksfoliues PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Gjithashtu shtresat janë të njomura me acid hialuronik, keramide, glutathione si dhe 15 lloje të ndryshme vitaminash. Nga ana tjeter niacinamidet minimizojnë dhe forcojnë poret e dobëta, uji i frutit të limonit ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar dhe përmirëson pamjen e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa ekstrakti nga fruti Grapefruit ka veti të luftojë aknet. Ky produkt largon qelizat e vdekura. Pas përdorimit do të vëreni butësinë dhe shkëlqimin e tonit të lëkurës. Një përmirësim tjeter qe ka ky version i ri është se pas aplikimit të tij nuk nevojitet ta shpëlani fytyrën me ujë!
*30 tamponë/190ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
niacinamide, uji i frutit të limonit, ekstrakt nga fruti Grapefriut.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Citrus Medica Limonum (Lemon) Fruit Water (9,800ppm), Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (1,000ppm), Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Salicylic Acid, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Maltodextrin, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Xylitol, Tartaric Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Lactic Acid, Lactobacillus Ferment Lysate, Glycolic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopentyldiol, Adansonia Digitata Seed Oil, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Phospholipids, Xanthan Gum, Honey Extract, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Tocopheryl Acetate, Malpighia Emarginata (Acerola) Fruit Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Glutathione, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Panthenol, Ceramide NS, Ceramide AS, Propanediol, Ceramide EOP, Ceramide AP, Glucose, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid, Arginine, Hyaluronic Acid, Riboflavin, Cyanocobalamin, Sodium Ascorbate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ubiquinone, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Tocopherol, Thiamine HCl, Inositol, Biotin, Phytosterols, Beta-Carotene, Pyridoxine, Folic Acid, Bifida Ferment Lysate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Streptococcus Thermophilus Ferment, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, LinaloolNiacinamide, Panthenol, Sodiu, Ascorbyl Phosphate, Ascorbic Acid, Biotin, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Pyridoxine, sodium ascorbate, riboflavin, inositol, tocopherol, Beta-carotene, thiamine HCL, folic acid).
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum sjell fuqinë e procesit të fermentimit të përbërësve natyral. Ashtu si në mjekësi po aplikohet dhe këshillohet përdorimi i ushqimeve të fermentuara për një trup të shëndetshëm, edhe në dermatologji janë parë përfitime mbresëlënëse në mirëqenien e lëkurës. Ky serum, me konsistencë xheli, i formuluar me 61% përbërës të fermentuar, përthithet menjëherë nga lëkura duke i dhënë asaj elasticitetin e munguar falë fermentit të bifida lysate (probiotik), fermentit të filtruar të saccharomyces (maja). Ndërkohë, lëngu nga pema Betula Alba, me fuqi antioksiduese për lëkurën dhe fermenti i filtruar nga orizi, balancojnë prodhimin e yndyrës, heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e saj. Me këtë serum do të arrini të përmirësoni lëkurën duke e bërë të duket më e re e plot gjallëri.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale dhe vaj mineral.
Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 5.3-7.3.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe pas aplikimit të tonerit, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment i bifida lysate (probiotik), ferment i filtruar i saccharomyces, lëng nga pema Betula Alba, ferment i filtruar nga orizi
Lista e plotë e përbërësve
Bifida Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Betula Alba Juice, Butylene Glycol, Rice Ferment Filtrate (Sake), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Aspergillus Ferment, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Polyacrylate-13, Water, Panthenol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyisobutene, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Lactobacillus, Xanthan Gum, Sodium Polyacrylate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Tropolone, Centella Asiatica Extract, Pichia/Resveratrol Ferment Extract, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Glutathione, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Thioctic Acid, Tocopherol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

COSRX Hydrium Green Tea Aqua Soothing Gel Cream
COSRX Hydrium Green Tea Aqua Soothing Gel Cream
Nëse gjithmonë keni ndjerë nevojën për të patur një hidratim që të zgjasë gjatë gjithë ditës, COSRX ju vjen në ndihmë me kremin hidratues Hydrium Green Tea Aqua Soothing Gel Cream. Përbërësi kryesor i tij është panthenoli, formë e vitaminës B5, një anti-inflamator dhe hidratues i fuqishëm për lëkurën. Ndërsa Çaji Jeshil dhe ekstrakti i bimës Aloe Vera, e ushqejnë dhe e qetësojnë atë. Falë përbërjes së tij prej xheli, ky hidratues i jep lëkurës një ndjesi të freskët dhe ul temperaturën e vatrave të nxehta në të, duke e bërë shumë të përshtatshëm për përdorim pas aktivitetit fizik apo qëndrimit në diell.
Ideal për lëkurën e yndyrshme, sepse konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt pa e rënduar aspak atë.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
panthenol (vitaminë B5), ekstrakt i gjethes së bimës Camellia Sinensis, allantoin, ekstrakti i gjethes së bimës Aloe Vera
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tromethamine, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Allantoin, Aloe Ferox Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Hydrolyzed Hibicus Esculentus Extract, Lupinus Albus Seed Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad përmban 70 tamponë të zhytur në esencën e tonerit po të njëjtës linjë, i cili është formuluar për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto tamponë përmbajnë ekstraktin e licoricës,i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, licorica luan një rol kyç në zbehjen e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës tuaj një ngjyrë më të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Formula e pasuruar me Aloe Vera dhe ekstrakt bambuje ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rigjeneruar dhe freskuar lëkurën. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të ndihet më e qetë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral që reflekton shëndet dhe bukuri.
*70tamponë/160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt licoricë, aloe vera, ekstrat bambuje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Rheum Palmatum Root Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Rosa Hybrid Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract
Marka
ACWELL është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që kombinon traditat e mjekësisë koreane me teknologjinë moderne për të krijuar produkte efektive dhe të natyrshme. Duke përdorur përbërës natyralë dhe bimorë, si ujë arrë dhe ekstrakte bimësh të ndryshme, ACWELL synon të përmirësojë shëndetin dhe balancimin e lëkurës. Një nga produktet e tyre më të njohura është Licorice pH Balancing Cleansing Toner (pjesë tashmë e koleksionit KORAL SECRETS), i cili njihet për vetitë e tij të ndriçimit dhe balancimit të pH-së.