MEDICUBE Zero Pore Cooling Mask

350.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

MEDICUBE Zero Pore Cooling Mask është shpëtimi i lëkurës gjatë ditëve të nxehta dhe stresuese. E krijuar për të ofruar një efekt të menjëhershëm freskie dhe qetësimi, kjo maskë  vepron në mënyrë intensive për të tkurrur poret, balancuar prodhimin e sebumit të tepër dhe qetësuar irritimet. Formula përmban mentol, i cili ofron një efekt ftohës që lehtëson ndjesinë e nxehtësisë dhe freskon menjëherë lëkurën. Niacinamidet (Vitamina B3) ndihmon në tkurrjen e poreve dhe rregullimin e tonit të lëkurës, ndërsa ekstrakti i luleradhiqes pastron butësisht dhe ndihmon në largimin e papastërtive. Për një hidratim të thellë dhe mbajtjen e ekuilibrit natyral të lagështisë në lëkurë, maska përmban edhe me acid hialuronik, që i jep lëkurës një pamje të butë, të freskët dhe të shëndetshme. Materiali i maskës është ultra i hollë dhe përshtatet në mënyrë perfekte me formën e fytyrës, duke siguruar përthithje maksimale të esencës aktive. Pas përdorimit, lëkura ndjehet më e hidratuar, më e freskët dhe dukshëm më e pastër. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*27gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

mentol, niacinamide, ekstrakt i luleradhiqes

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Glycerin, Propanediol, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Saccharide Hydrolysate, Carbomer, Tromethamine, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Allantoin, Disodium EDTA, Methyl Diisopropyl Propionamide, Indigofera Tinctoria Extract, Hemerocallis Fulva Flower Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Camphor, Palmitoyl Tripeptide-5, Hydroxycinnamic Acid, Rutin

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.




Shpërndani

350.00 ALL