MEDICUBE Super Cica Calming Mask

350.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

MEDICUBE Super Cica Calming Mask është një maskë qetësuese, e formuluar për të rikthyer balancën, freskinë dhe butësinë e lëkurës. E pasur me kompleksin ekskluziv Super Cica 7™, kjo formulë përmban shtatë lloje të ekstraktit të famshëm Centella Asiatica, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme rigjeneruese dhe anti-inflamatore. Ky kompleks punon në thellësi për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës, për të qetësuar skuqjet dhe për të stimuluar rigjenerimin qelizor. Në harmoni me këtë fuqi bimore vepron ekstrakti i pemës së çajit, një përbërës natyror me veti të fuqishme antibakteriale dhe pastruese, që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër dhe të mbrojtur nga aknet dhe papastërtitë. Arginina, një aminoacid thelbësor, punon për të përmirësuar elasticitetin dhe për të thelluar hidratimin, duke bërë që lëkura të duket më e tonifikuar dhe më e butë në prekje. Formulës i shtohen edhe përbërës si Panthenol dhe Alantoin, të cilët janë të njohur për vetitë e tyre qetësuese dhe riparuese. Ata ndihmojnë në lehtësimin e ndjeshmërisë dhe në shërimin e mikroirritimeve që lëkura mund të pësojë nga faktorët e jashtëm. Për të kompletuar këtë përvojë të kujdesit të avancuar, Acidi Hialuronik siguron një hidratim të thellë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të shndritshme. E gjithë kjo përmbajtje është e përthithur nga materiali ultra i rehatshëm OEKO-TEX® Eully Cell, i certifikuar si një nga materialet më të sigurtë për lëkurën, madje edhe për atë më të ndjeshme. Pëlhura e saj elegante përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës, duke mundësuar një shpërndarje të barabartë të esencës së pasur dhe duke ofruar një ndjesi relaksi në çdo përdorim. Ideale për çdo lloj lëkure, veçanërisht për ata që përballen me ndjeshmëri, skuqje ose irritim. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*22gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Super Cica 7™, Panthenol, Alantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Dipropylene Glycol , Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Polyglyceryl 10 Oleate , Centella Asiatica Root Extract , Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract , Sodium Acetate, Pentylene Glycol , Sodium Hyaluronate, Madecassoside , Cellulose, Polyglyceryl-4 Caprylate, Lecithin, Tocopherol, Stearic Acid, Hydrolyzed Collagen, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Elastin, Asiatic acid , Asiaticoside , Madecassic acid

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

Shpërndani

350.00 ALL