SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Serum, është një serum i formuluar me  propolis, dhe jo pak por 73% ekstrakt propolisi. Tashmë ky përbërs njihet për vetitë e tij anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe anti-oksiduese duke e qetësuar dhe mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm. Nga ana tjetër, formulimi me centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, fermente nga farat e sojës, probiotikë(lactobacillius) bashkëveprojnë për të ulur irritimet në lëkurë dhe për t’i dhuruar lëkurës një pamje sa më radiante dhe të shëndetshme. Serumi përmban gjithashtu 3 lloje të acidit hialuronik si: Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, dhe Sodium Acetylated Hyaluronate për të ruajtur balancën e hidratimit në lëkurë. Me pak fjalë ky serum është ideal për këdo që ka tendecë akneike, lëkurë sensitive, barrierë të dëmtuar apo për të gjithë ata që duan një serum me veti ushqyese që i jep lëkurës një pamje shumë të shëndetshme.

Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

73% ekstrakt propolisi, centella asiatica, ujë nga gjethja e pemës së çajit, ekstrakt të fermentuar nga farat e sojës dhe probiotikë (Lactobacillus),  Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Acetylated Hyaluronate

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract(73 %), Honey Extract, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Panthenol(10,000 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate, Lactobacillus/Pear Juice Ferment Filtrate, Royal Jelly Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Coptis Japonica Extract, Malt Extract, CI 77480, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Allantoin, Adenosine, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Arginine, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, C12-13 Pareth-9, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Carbomer, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Serum

1,400 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI