MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule është një serum inovativ në trajtë ampule i cili siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Ky produkt përmban propolis jeshil brazilian, një përbërës i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe rigjeneruese. Propolisi kontribuon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, serumi është i pasur me agjentë natyralë hidratues, të cilët ruajnë lagështinë në lëkurë, duke parandaluar tharjen dhe duke promovuar një pamje të lëmuar dhe elastike. Formulimi përmban gjithashtu 18 përbërës të sigurt të certifikuar nga EWG, të cilët janë të njohur për efektet e tyre të dobishme dhe sigurinë në përdorim. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë një produkt të butë dhe efektiv, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ofron qetësim dhe siguron një hidratim të qëndrueshëm.

Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive. 

*50ml

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

propolis jeshil brazilian,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Propolis Extract, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Butylene Glycol

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule

2,200 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI