

BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit që të mos e yndyrosë lëkurën, dhe në fund të ketë efekt hidratues atëherë BENTON Air Fit UV defense Sun Cream SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica, panthenol, dhe dipotassium glycyrrhizate, ushqen thellësisht lëkurën, duke forcuar barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Nga ana tjetër niacinamidet dhe tochopheroli ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihuar në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjat e moshës dhe kujdesin ndaj poreve, duke mos i bllokuar aspak këto të fundit. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Kremi mbrojtës ndaj diellit është certifikuar nga një organizatë europiane e njohur për testimet klinike. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet! Përmban teknologji të ajrimit, duke mos krijuar aspak ndjesi ngjitjeje dhe rëndese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakt të bimës centella asiatica, panthenol, tochopherol, niacinamide, dipotassium glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Tromethamine, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Xanthan Gum, Butyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi perNEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi perNEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream, është një krem hidratues qetësues, që përmban 75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) nga marka më pëlqyer NEOGEN DERMALOGY. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia e hidratojnë thellësisht lëkurën dhe japin kontributin e tyre në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*80gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf, Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia
Lista e plotë e përbërësve
Herbal wheat water (75%), glycerin, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexane diol, niacinamide, methyltrimethicone, cetylhexanoate, olive oil, panthenol, alginine, cetearyl olivate, acrylate/C10-30 alkylacrylate, cecoalkoethylcerolimer, cetylcerol,Yate, hydrated hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, hyaluronic acid, sodium hyaluronate chromimer, hydrated sodium hyaluronate, potassium hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

MIZON Good Bye Blemish Low pH Cleanser
1,500.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Good Bye Blemish Low pH Cleanser
1,500.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse keni lëkurë me tendencë akneike, MIZON Good Bye Blemish Low pH Cleanser do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme. Përmban kompleksin Acnotide™ (të mbushur me peptide) për të qetësuar lëkurën dhe për të ofruar kujdes antibakterial. Ndërsa, përmbajtja me ekstrakt çaji jeshil, ekstrakt lupeol dhe acid salicilik (BHA) me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) ofron një eksfolim të butë. Gjithashtu, falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky larës arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleksin Acnotide™, ekstrakt çaji jeshil, ekstrakt lupeol dhe acid salicilik BHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Dipropylene Glycol, Glycerin, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Cocoyl Isethionate, Coco-Betaine, Acrylates Copolymer, Sodium Chloride, Arginine, Hydrogenated Coconut Acid, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Isethionate, Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Hexylene Glycol, Artemisia Vulgaris Oil, Allantoin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Glucose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Copper Tripeptide-1, Glycine, Glutamic acid, Serine, Alanine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Hexapeptide-61 Dimer, Oligopeptide-191, Lupeol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.