KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack është një maskë buzësh që ofron kujdes intensiv dhe rigjenerues, ideale për përdorim gjatë natës ose kurdoherë që buzët kanë nevojë për hidratim të thellë. Me një teksturë të butë që përthithet shpejt, kjo maskë krijon një shtresë mbrojtëse e cila ruan lagështinë dhe zbut buzët e thata apo të plasaritura. Formula e saj përmban përbërës si ekstrakti i frutave të shalqirit (Citrullus Lanatus), i cili ka veti freskuese dhe hidratuese, duke ndihmuar në qetësimin dhe rigjenerimin e buzëve. Vaji i bërthamës së arrës së arganit (Argania Spinosa) ushqen thellë dhe mbron nga tharja, ndërsa vaji i farave të ricinit (Ricinus Communis) ndihmon në zbutjen dhe mbajtjen e lagështisë. Ajo që e bën këtë maskë edhe më të veçantë është aroma e ëmbël dhe freskuese e pjeprit, e cila e bën çdo përdorim një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Përdorimi i rregullt i saj do t’ju japë buzë më të buta, më të lëmuara dhe dukshëm më të shëndetshme, perfekte për t’u zgjuar çdo mëngjes me buzë të kuruara dhe të freskëta
*20gr
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt frutash shalqiri (Citrullus Lanatus), vaj bërthame argani (Argania Spinosa), vaj farash ricini (Ricinus Communis)
Lista e plotë e përbërësve
Polybutene, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Diisostearyl Malate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Octyldodecanol, Methyl Hydrogenated Rosinate, Ceresin, Synthetic Wax, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Hydrogenated Castor Oil, Ethylene/Propylene Copolymer, Beeswax, Disteardimonium Hectorite, Fragrance(Parfum), Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Silica Silylate, Tocopherol, Mica (CI 77019), Propylene Carbonate, Dehydroacetic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Lauroyl Lysine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Water, Glycerin, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
CNP LABORATORY Propolis Treatment Ampule Essence
CNP LABORATORY Propolis Treatment Ampule Essence
Nëse jeni në kërkim të një toneri që kombinon vetitë shëruese, antibakteriale, anti-inflamatore dhe rigjeneruese për lëkurën tuaj, atëherë ky produkt është zgjedhja e duhur. Ky toner, në formën e një ampule luksoze, është i formuluar me ekstrakt propolisi dhe mjaltë të pastër, duke e bërë atë një nga produktet më të pasura me propolis në tregun e kujdesit të lëkurës. Propolisi, një antibiotik natyral i njohur që nga antikiteti, është i mbushur me vetitë e tij të fuqishme shëruese dhe mbrojtëse. Kur kombinohet me aminoacide dhe ceramide, ky toner krijon një barriere të fuqishme kundër dëmtimeve dhe plakjes së lëkurës, duke e ushqyer dhe riparuar atë në thellësi. Tekstura e tij e lehtë absorbohet menjëherë, duke i dhënë lëkurës një pamje rinore, të ndritshme dhe plot jetë.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolisi, mjaltë, ceramide, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, butylene glycol, dipropylene glycol, glycereth-26, 1,2-hexanediol, methylglucoside-20, panthenol, glycerin, betaine, thief's whip root extract, hydrogenerated lecithin, PEG/PPG-17/6 copolymer, sucrose stearate, cetearyl alcohol, niacinamide, propolis extract (1000ppm), serine, cholesterol, acrylic/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, tromethamine, ceramide NP, tocopherol, polyquaternium-51, lauryl dimethicone/polyglycerin-3 crosspolymer, polymethylsilsesquioxane, hydroxyethyl cellulose, peanut oil, linoleic acid, palmitic acid, scented geranium flower oil, dextrin, cocoa seed extract, skullcap root extract, honey extract, buckwheat extract, ginkgo biloba extract, sodium hyaluronate, madecassoside, citronellol, geraniol, linalool.
Marka
SKINFOOD Black Sugar Perfect First Serum The Essential
SKINFOOD Black Sugar Perfect First Serum The Essential
SKINFOOD Black Sugar Perfect First Essential Serum është një serum multifunksional që kombinon fuqinë natyrale të sheqerit të zi me teknologjinë moderne të kujdesit për lëkurën. Ky serum unik përmban 30% sheqer të zi të fermentuar dhe të maturuar për 672 orë, një proces që rrit efektivitetin e tij në hidratim dhe rinovimin e lëkurës. Fermentimi ndihmon në krijimin e enzimave dhe acidit laktik, të cilët kontribuojnë në eksfolimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke nxjerrë në pah një teksturë më të lëmuar. Nga ana tjetër, përbërësit aktivë si acidi salicilik dhe ai glikolik në këtë serum kontribuojnë në shpërbërjen e papastërtive të grumbulluara dhe pikave të zeza, duke vepruar gjithashtu për të zvogëluar pamjen e poreve të zgjeruara dhe për të kontrolluar prodhimin e sebumit, çka e bën atë një zgjedhje ideale për lëkurat e yndyrshme dhe ato me prirje ndaj akneve. Ndër të tjera, serumi përmban edhe ekstrakte frutash si mollë, limon, portokall, papaja, si dhe aloe vera—përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, të cilat ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe acarimeve. Njëkohësisht, serumi ndihmon në minimizimin e shfaqjes së vijave të holla dhe rrudhave, duke mbështetur elasticitetin e lëkurës falë përmbajtjes së glicerinës. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*120ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% sheqer të zi, acidi salicilik dhe ai glikolik, ekstrakte frutash si mollë, limon, portokall, papaja, aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Water, Black Sugar Extract, Glycerin, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Niacinamide, Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Galactomyces Ferment Filtrate, Propanediol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Arginine, 1,2-Hexanediol, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Tamarindus Indica Seed Gum, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Rice Ferment Filtrate (Sake), Glycolic Acid, Hizikia Fusiforme Extract, Ethylhexylglycerin, Salicylic Acid, Maackia Fauriei Stem Extract, Adenosine, Sucrose, Glucose, Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Pca, Lactobacillus Ferment Lysate Filtrate, Molasses, Caprylyl Glycol, Caramel, Fragrance
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shfaq 21/21

