BENTON Fermentation Mask është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTONE formuluar me 3 përbërës të shkallës së lartë të fermentimit: filtratin e fermentuar të galactomyces (majasë), lisatin e fermentuar të bifida dhe filtratin e fermentuar të kolagjenit. Fermentimi i përbërësve ndihmon në përthithjen e përbërësve aktivë në mënyrë më efektive në lëkurë, duke dhënë rezultat më efikas pas përdorimit. Ndërsa kolagjeni është thelbësor për rritjen e elasticitetit të lëkurës. Përmban gjithashtu keramide NP me prejardhje bimore, e cila lëmon rrudhat dhe ofron një lëkurë më rinore. Gjithashtu 2 llojet e peptideve ndihmojnë në rritjen e funksionit të barrierës së lëkurës, ndërsa panthenoli ndihmon në hidratim dhe ushqyerje të thellë. Pëlhura e maskës përbëhet nga pambuk dhe celulozë duke e bërë të qëndrojë butësisht në lëkurë.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*20gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit “magjik”

filtratin e fermetimit galactomyces (majasë), lizati i fermentit Bifida, fultrati i fermetuar i kolagjenit, keramide, peptide, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Water, Lactobacillus/Collagen Ferment Filtrate, Glycerin, Propanediol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Betaine, Panthenol, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Arginine

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Fermentation Mask (1pc.)

150 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI