MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream
MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream
MEDICUBE Deep Vita C Capsule Cream është një produkt i fuqishëm, si asnjë produkt tjetër që mund të keni përdorur më parë për të luftuar zbehjen e njollave kafe, shenjat post-akne dhe të moshës. Ky krem përmban një formulë të dyfishtë të pasur, që përfshin kapsula në trajtë të plotë kremi dhe xhel transparent. Ky kombinim unik siguron një aplikim të këndshëm dhe efektiv për çdo lloj tipologjie lëkure. Kapsulat e verdha, të stabilizuara me liposome, ujë nga gjethja e Vitamin Tree, 50% ekstrakt deti Buckthorn dhe 5% niacinamide të kombinuara me vitaminë C të derivuar, arrijnë të depërtojnë menjëherë dhe thellësisht në lëkurë duke ndihmuar në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimit. Githashtu, kapsulat janë formuluar për të ruajtur freskinë dhe fuqinë e përbërësve aktivë deri në momentin e aplikimit. Ndërsa, tekstura xhelore e pasuruar me acid ferulik, vitamina E, Q, dhe P, ofron një nivel të lartë hidratimi dhe mbrojtjeje antioksiduese. Kjo formulë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e mjedisit dhe agresorët e jashtëm, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të ndriçuar. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e njollave kafe, shenjave post akne dhe të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re!
*55gr
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë ari dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ujë nga gjethja e Vitamin Tree , 50% ekstrakt deti Buckthorn, 5% niacinamide, vitaminë C, acid ferulik, vitamina E, Q, P
Lista e plotë e përbërësve
Hippophae Rhamnoides Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Water, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Arginine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Bixa Orellana Seed Oil, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Laurate, Simethicone, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Folic Acid, Pyridoxine, Biotin, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Linoleic Acid, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Fragrance, Disodium EDTA, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Gluconolactone, Sodium Hyaluronate, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Pentylene Glycol, Hydroxyphenyl Propamidobenzoic Acid, Ascorbyl Palmitate, Ubiquinone, Ferulic acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Bisabolol , Ascorbic Acid
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream është një krem inovativ që kombinon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së së Salmonit me përfitimet rinovuese të kolagjenit rozë për t’i dhënë lëkurës një pamje më të tonifikuar dhe të shndritshme. Formula e tij unike përmban kapsula rozë të pasura me kolagjen dhe peptide, të cilat shpërbehen menjëherë gjatë aplikimit, duke çliruar përbërësit aktivë në mënyrë sa më efektive. Këto kapsula ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, reduktimin e linjave të imta dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Tekstura e kremit është e dyfishtë dhe jashtëzakonisht e bukur: një bazë e butë kremi që ushqen dhe hidraton thellë, e kombinuar me kapsulat rozë të kolagjenit që ofrojnë një ndjesi luksoze gjatë shkrirjes në lëkurë. PDRN-ja vepron si përbërës rigjenerues, duke përshpejtuar procesin e riparimit të qelizave dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore. Me përdorim të rregullt, ky krem ndihmon në rikthimin e voluminizimit të lëkurës, rritjen e shkëlqimit dhe përmirësimin e teksturës. Ideal për këdo që kërkon elasticitet, hidratim të thellë dhe një pamje më rinore të lëkurës.
*55gr
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë rozë dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN, kolagjen, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Arginine, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Carbomer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Simethicone, Eclipta Prostrata Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Polyacrylate-13, Sodium DNA, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Polyisobutene, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Glyceryl Stearate, Moringa Oleifera Seed Oil, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Octyldodecanol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Salmon Egg Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Cyanocobalamin, Thioctic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Hexapeptide-12, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
Nëse jeni të apasionuar pas markave K-Beauty, është e sigurt që keni dëgjuar për TORRIDEN, një emër i njohur për produktet e tij të suksesshme dhe të vlerësuara me çmime. Një nga produktet më të pëlqyera të kësaj marke është edhe kremi TORRIDEN Balanceful Cica Cream, i cili, si pjesë e koleksionit 'Koral Secrets', nuk mund të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përbërës të tjerë shtesë si allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Gjithashtu, forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
water, Butylene Glycol, Glycerin, Heptyl Undecylenate, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Propanediol, C14-22 Alcohols, Dipeptide-2, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Isopentyldiol, Capryloyl Salicylic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Stearoyl Glutamate, Sodium Surfactin, Caproic Acid, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Core Firming Cream
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Core Firming Cream
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Core Firming Cream është një hidratues i jashtëzakonshëm, i formuluar me teknologjinë inovative 3D Core Elasticity Lift dhe TECA-CELL™️, i cili ndihmon në rivitalizimin e lëkurës dhe në luftimin e shenjave të moshës. Ky krem përqendrohet në tri zona kryesore: linjat e buzëqeshjes, rrudhat anash syve dhe rrudhat e ballit, duke ofruar elasticitet të jashtëzakonshëm dhe zbutje të dukshme të shenjave të moshës. Me 25 lloje peptidesh në përbërjen e tij, ai ofron një ndihmë të fuqishme për të lëmuar rrudhat ekzistuese dhe për të parandaluar krijimin e atyre të rejave. Përveç kësaj, si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, ky krem përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. I përshtatshëm për lëkurën mature, ky krem ofron hidratim të thellë dhe mbrojtje nga faktorët e jashtëm, duke ju dhënë një pamje më të re dhe të shëndetshme.
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
3D Core Elasticity Lift, TECA-CELL™️, 25 lloje peptidesh, TECA™️
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, hydrogenated polydecene, glycerin, caprylic/capric triglyceride, cyclohexasiloxane, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, glyceryl stearate, niacinamide, cetearyl alcohol, polyglyceryl-6 distearate, panthenol, centella asiatica extract, simmondsia chinensis (jojoba) seed extract, olea europaea (olive) fruit oil, pogostemon cablin oil, lavandula angustifolia (lavender) oil, anthemis nobilis flower oil, hydrogenated lecithin, sodium hyaluronate, dicaprylyl ether, polyglyceryl-10 laurate, 1,2-hexanediol, beeswax, sodium stearoyl glutamate, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, jojoba esters, butylene glycol, madecassic acid, asiaticoside, hydroxyacetophenone, cetyl alcohol, polyglyceryl-3 beeswax, ethylhexylglycerin, asiatic acid, xanthan gum, disodium edta, adenosine, sorbitan isostearate, sodium laurate, lauric acid, tocopherol, ascorbic acid, phenylethyl resorcinol, ceramide np, glycoproteins, phytosphingosine, gold, collagen amino acids, caprylyl glycol, hydrolyzed elastin, acetyl hexapeptide-8, aspartic acid, glycine, silica, glutamic acid, arginine, acetyl octapeptide-3, nonapeptide-1, dipeptide-1, dipeptide-2, dipeptide-4, acetyl tetrapeptide-2, acetyl tetrapeptide-3, acetyl tetrapeptide-5, acetyl tripeptide-1, alanine/histidine/lysine polypeptide copper hcl, oligopeptide-6, copper tripeptide-1, tripeptide-1, tripeptide-2, tripeptide-3, pentapeptide-3, hexapeptide-2, hexapeptide-9, dipeptide diaminobutyroyl benzylamide diacetate, palmitoyl dipeptide-7, palmitoyl tetrapeptide-7, palmitoyl tripeptide-1, palmitoyl tripeptide-5, palmitoyl pentapeptide-4, palmitoyl hexapeptide-12, linalool
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

