ROVECTIN LHA Blemish Ampoule është serum në trajtë ampule shumë e përqëndruar, falë të cilit do të arrini të përmirësoni në mënyrë të dukshme pamjen e lëkurës tuaj. Në vend të ujit të zakonshëm, i cili është një përbërës që gjendet në çdo formulim produkti, kjo ampulë përmban 85% ujë nga ekstrakti i lules së nerolit, për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës falë vetive të fuqishme anti-inflamatore, që ajo përmban. Ky përbërës stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj. Nga ana tjetër kjo ampulë ka në formulimin e saj përbërësin aktiv LHA, një eksfoliues i shkëlqyer edhe pse i butë, i cili funksionon në mënyrë efektive në adresimin e tkurrjes së poreve dhe pastrimit të thellë të tyre nga sebumi i tepërt, dhe shpërbërjen e pikave të zeza. LHA ngjason shumë me pH e lëkurës (5.5), ndaj mos u shqetësoni për asnjë irritim apo sensitivitet. Ky përbërës aktiv, vepron në sipërfaqen e lëkurës, dhe efektet e tij janë po njësoj si: AHA dhe BHA, ndaj ky përbërës po rikthehet si një alternative shumë e shpejtë dhe popullore në shumë produkte të kujdesit të lëkurës në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo ampulë ka në përbërjen e saj glutathione, një antioksidant i fuqishëm dhe shumë efektiv, i cili ofron njëtrajtësim të lëkurës, duke zbehur njollat kafe dhe ndriçuar tonin e saj. Ndërsa formulimi me 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, i formuluar në molekula me masë molekularë shumë të vogël, siguron hidratim të thellë duke depërtuar në të gjitha shtresat e kësaj të fundit. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive, adresuar akneve dhe hiperpigmentimit.

*15ml/50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

LHA, glutathione, ujë nga ekstrakti i lules së nerolit, 5 lloje të acidit hialuronik, panthenol, beta glucan

Lista e plotë e përbërësve

Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Water, Propanediol, 1, 2-Hexanediol, Methylpropanediol, Niacinamide, Purified Water, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Glutathione, Hyaluronic Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Hyrolyzed Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Panthenol, Carbomer, Glycerin, Raspberry Ketone, Hydroxyethyl Urea, Hydroxyethylcellulose, Tromethamine, Ethylhexyglycerin, Allantoin, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Beta-Glucan, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Disodium Edta, Ethanol (*Rovectin Uses Plant-Based Ethanol)

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN LHA Blemish Ampoule

1,200 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI